• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU gjobit furrën e bukës në Tiranë, tregtonte miell të skaduar dhe produkte me insekte

by Java News
16/08/2019 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një furrë buke është gjobitur në masën 120 mijë lekë pasi tregonte miell të skaduar dhe disa produkte brenda së cilave kishte insekte. Bëhet fjalë për biznesin “IMT Albania” në Tiranë.

Siç njofton AKU, kjo pasticeri  tregtonte miell dhe  dhe lëndë të parë pastiçerie të skaduar, produkte me insekte si dhe si xhelatina dhe zbukurime të ngrënshme, kakao, arrë kokosi të paetiketuara.

Gjithashtu, në këtë bisnes kishte akullore, i cili është me risk të lartë, të padokumentuar si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë.

“Subjekti “IMT Albania” me aktivitet “Njësi prodhimi dhe tregtimi buke, prodhime brumi dhe pastiçerie”, Tiranë, rezultoi se tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (miell, lëndë e parë pastiçerie), në produktet e konstatuara kishte prani insektesh, si dhe një sërë produktesh ishin të paetiketuara (xhelatina dhe zbukurime të ngrënshme, kakao, arrë kokosi). Sistemi i vetëkontrollit HACCP nuk ishte i plotë (produkti akullore, i cili është me risk të lartë, u konstatua i padokumentuar), si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
a) “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (hedhje në treg të produkteve të pasigurta për konsum),
b) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (moszbatim i planit/manualit të veëtkontrollit),
c) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë),
d) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit)
e) “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim të produkteve në kundërshtim me kërkesat ligjore),
f) “Bllokimi i produkteve” për produktet me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe produkteve të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform kërkesave ligjore​”, 
njofton AKU.

Ndërkohë janë mbyllur edhe dy biznese të tjera, në Lushnje dhe Tiranë. Konkretisht në Lushnje është bllokuar dhe mbyllur pastiçeria “Syrja Sinani” . Ajo nuk kishte licencë pasi nuk i plotësonte kërkesat ligjore, por pavarësisht kësaj ata kishin vijuar aktivitetin e tyre. Për këtë shkelje ata janë gjobitur 1,000,000 lekë.

Gjithashtu në Tiranë është mbyllur një minimarket ushqimor të të artikujve ushqimorë dhe tregtim të ujit me bote. Kushtet higjeno-sanitare të mjetit ishin të papërshtatshme dhe çfarë është më e keqja nuk dispononte regjistra të pastrimit të botit të ujit, raport analiza mikrobiologjike dhe as sistemin e gjurmueshmërisë.  Pranë QKB, ky biznes ka deklaruar aktivitetin si “Tregtim me pakicë të artikujve ushqimore, tregtim të ujit me bote, transport dhe shitje uji derë-më-derë”, aktivitet për të cilin ka deklaruar dy mjete, por që asnjëra prej tyre nuk përkonte me mjetin që ndodhej përpara subjektit.

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare; Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë); Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësite e operatorit të biznesit; Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” (tregtim i ujit të pijshëm)”, njofton AKU.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Premtimi prekës që Princi William i bëri Princeshës Diana kur ishte 14 vjeç

FOTO/ Premtimi prekës që Princi William i bëri Princeshës Diana kur ishte 14 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

April 8, 2026
Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

April 8, 2026
Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In