• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU bllokon të gjitha ngarkesat me mish pule dhe derri nga Brazili: Dyshohen të kalbura

by Java News
27/03/2017 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas dyshimeve për produkte të kalbura, zyrtarisht nuk duhet konsumuar mish pule e derri i importuar nga Brazili deri në në konfirmim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU).

AKU theksoi sot se për të gjitha ngarkesat me mish pule dhe mish derri të importuara së fundmi në Shqipëri nga Republika Federale e Brazilit, ka bërë bllokimin e tyre, deri në përgjigjen e analizave prej mostrave të marra nga këto produkte.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në lidhje me lajmet nëpër media se importohet “mish i kalbur viçi nga Brazili” bën me dije se, nga periudha nëntor 2016 –mars 2017 janë importuar nga Republika Federale e Brazilit drejt Republikës së Shqipërisë, vetëm ngarkesa me mish pule dhe ngarkesa me mish derri.

“Sqarojmë se të gjitha ngarkesat e importuara drejt Shqipërisë plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi për ushqimin, si dhe kërkesat e marrëveshjes me urdhër Nr.294, datë 13.06.2006. “Mbi importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit “ e arritur midis Autoriteteve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit”, shkruan AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se, Shqipëria importon nga stabilimente të miratuara nga Bashkimi Europian, shoqëruar nga certifikata veterinare të miratuara nga autoritetet veterinare qendrore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pavarësisht se nuk ka alert nga sistemi RASFF, për të gjitha ngarkesat me mish pule dhe mish derri të importuara së fundmi në Shqipëri nga Republika Federale e Brazilit, ka bërë bllokimin e tyre, deri në përgjigjen e analizave prej mostrave të marra nga këto produkte.

“Gjithashtu ju bëjmë me dije se, nga sistemi RASFF(Rapid Alert System for Food and Feed) , sistemi i lajmërimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë, instrument i Komisionit Europian i krijuar për të garantuar ndjekjen e informacionit ndërkufitar, për të reaguar, në mënyrë të menjëhershme në rast rreziku ndaj shëndetit të konsumatorëve, nuk ka një njoftim të tillë për Shqipërinë për problematikën në fjalë”.

a.ç
Next Post
FOTO/Veliaj: ”Parku Olimpik” çelet në maj, do të shihni një Tiranë që vetëm punon

FOTO/Veliaj: ''Parku Olimpik'' çelet në maj, do të shihni një Tiranë që vetëm punon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In