• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU bllokon mbi 7 ton produkte, gjobit subjektet me 4.1 milionë lekë

by Java News
27/07/2019 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Veriu në Jug, AKU ka zbuluar tre subjekte në Tiranë, Shkodër dhe Sarandë që përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbylli 3 subjektet pasi operonin në mungesë të licencimit, kushteve higjeno-sanitare dhe tregtonin produkte të skaduara.

Ndërsa gjobiti aktivitetet me gjoba 4.1 milionë lekë si edhe bllokoi 7.661 ton produkte të pasigurta.

AKU raporton se:

– Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Magazinë ushqimore dhe sallamëri”, Sarandë, u konstatua se subjekti operon në treg duke mos disponuar licencën përkatëse për veprimtarinë “Shitje me shumicë të produkteve me origjinë shtazore”. Gjatë kontrollit të dokumentacionit nga ana e trupës inspektuese u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që prodhonte dhe shpërndarjen e tyre, produktet nuk ishin të pajisura me etiketa të notifikuara konform kërkesave ligjore, si dhe regjistrat e planit të vetëkontrollit nuk ishin të përditësuara. Në dhomat frigoriferike të subjektit u evidentuan një sasi e konsiderueshme produktesh me afat të kaluar përdorimi (1,560 kg fileto pule me origjinë nga Brazili; 640 kg Mix Fruta Deti; 1,120 kg Fileto Pangasio; 1500 copë (1,080 kg) Pite Elviart; 100 kg Patate Brazili; 564 kg fileto pule; 720 kg fileto pule Pechugon; 540 kg kofsha derri Seara, 32 kg fileto pule Copagrill). U konstatuan gjithashtu produkte të paetiketuara, si dhe produkte me etiketë të panotifikuar nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (500 kg dhjam derri dhe 100 kg shpatull derri) si dhe 680 kg produkte të prodhuara nga vetë subjekti, por që u konstatuan pa regjistra prodhimi si dhe me etiketa të panotifikuara (Bejkon 10 kg; Proshutë e tymosur derri 110 kg; Proshutë e tymosur 70 kg; Milanez 20 kg; Proshutë viçi 30 kg; Parizier tost 200 kg; Mini Parizier 200 kg; Sallam i tymosur 10 kg; Sallam pikant 30 kg).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat:

  1. “Gjobë” me vlerë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit në stabiliment të paregjistruar,
  2. “Gjobë” me vlerë 500,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum,
  3. “Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  4. “Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për veprime në kundërshtim me kërkesat e vetëkontrollit (HACCP),
  5. “Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit,
  6. “Gjobë” me vlerë 100,000 lekë për etiketim të produkteve në kundërshtim me ligjin,
  7. “Bllokimi i produkteve” të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre,
  8. “Bllokimi i aktivitetit” të palicensuar në mënyrë të menjëhershme.

– Nga kontrolli i ushtuar në subjektin “Aleksandër Sharra” me aktivitet “Furrë buke”, Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tavani dhe muret kishin prezencë myku, tualeti kishte dalje të drejtëpërdrejtë në ambientet e përpunimit, si dhe dhoma e fermentimit ishte tërësisht e ndryshkur).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  2. “Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme deri në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare.

– Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Vitore Keka” me aktivitet “Tregtim i produkteve ushqimore”, Shkodër, u konstatua se subjekti tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (pije freskuese, kapuçino, etj.), si dhe ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (muret kishin prani lagështire, në magazinë kishte mbingarkesë produktesh, pa ajërim, kishte prani insektesh si dhe prani mbetjesh të ndryshme).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  2. “Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. “Bllokimi i produkteve” të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre,
  4. “Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershmë deri në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare

g.kosovari

Next Post
Muri amerikan/Gjykata amerikane jep dritën jeshile për projektin

Muri amerikan/Gjykata amerikane jep dritën jeshile për projektin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

September 26, 2026
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
Formacionet: Klopp i beson surprizës së sezonit, Simeone i përgjigjet me një “asist nën mëngë”

Klopp i gëzuar për dënimin e Manchester City, Liverpool mund të fitojë dy tituj në Angli nga vendimi!

September 26, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në…

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com