• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU bllokon 27 ton mish pule nga Brazili në Durrës, mbyll dy biznese, 3 i gjobit

by Java News
31/08/2019 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Te tjera produkte te pasigurta jane bllokuar nga AKU, nderkohe qe disa subjkete jane ndeshkuar me gjoba.

Autoriteti Kombetar i Ushqimit njofton se portin e Durrësit u ushtrua kontroll në një ngarkesë me sasi totale 27 ton “mish pule” me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, e cila rezultoi me mangësi në dokumentacionin shoqërues (pavlefshmëri të certifikatës veterinare). Kjo sasi u bllokua, si e pasigurt per konsumtorin.

Nderkohe qe Drejtoritë Rajonale të AKU, qarku Korçë, Fier dhe Shkodër ushtruan kontrolle në 3 subjekte, ku pati gjthashtu probleme qe cuan ne  10 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3.5 milion lekë për 3 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 2 subjekte.

NJOFTIMI I PLOTE

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh të njëpasnjëshme për monitorimin e cilësisë dhe efektivitetit të kontrolleve zyrtare, si në terren, ashtu edhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorëve, si dhe për të garantuar sigurinë ushqimore në vend. Nga kontrollet ka rezultuar se një ngarkesë me produkte importi dhe disa subjekte nuk përmbushnin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

  • Subjekti“TONA-ALB” me aktivitet “Prodhim, përpunim, ambalazhim, etiketim të salcave të ndryshme dhe produkteve me origjinë të përzier”, Korçë, u konstatua se subjekti pasi kishte aplikuar për t’u pajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) kishte vijuar aktivitetin pa marrë miratimin, si dhe pjesërisht pa sistem gjurmueshmërie. U evidentuan një sërë produktesh lëndë të para (erëza 66 kg), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit, si dhe produkte me etiketa të panotifikuara nga ana e AKU-së (salcë 163 kg, mustardë 400 kg, kokteil 13 kg etj.), si dhe të dhënat në etiketë nuk përkonin me përshkrimin e produktit në kartën teknologjike. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),
  3. “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),
  4. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmeshmërisë),
  5. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),
  6. “Bllokim i produktit” për 66 kg produkte të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe 576 kg produkte të paetiketuara, deri në etiketimin e tyre konform ligjit.
  • Subjekti “Shaqir Hoxha” me aktivitete “Supermarket”, Çermë, Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit (HACCP). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetëkontrollit),
  4. “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
  • Ditën e djeshme në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës nga ana e inspektorëve të AKU u ushtrua kontroll në një ngarkesë me sasi totale 27 ton “mish pule” me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, e importuar nga subjekti “ZICO sha”, e cila rezultoi se nuk plotësonte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore pasi kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues (pavlefshmëri të certifikatës veterinare). Për rrjedhojë, u arrit në përfundimin se ngarkesa me produkte importi është e pasigurt për konsum njerëzor dhe u vendos kthimi i saj në vendin e origjinës.
  • Subjekti “Liljanë Shuajup Prevja” me aktivitete “Njësi prodhim, tregtim buke dhe Mëngjezore” Bërdicë, Shkodër, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin i parregjistruar në QKB (shkelje për të cilën u bë njoftimi i strukturave të Tatim Taksave Shkodër), pa sistem gjurmueshmërie, si dhe me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (pajisjet e punës të papastra dhe me prani ndryshku, muret të dëmtuara, tualeti me dalje të drejtpërdrejt në ambjentet e punës dhe pa analiza të ujit të pijshëm). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
  2. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

g.kosovari

Next Post
Ministri gjerman: Çelja e negociatave me Shqipërinë të bëhet sa më shpejt, BE ka interes në rajon

Ministri gjerman: Çelja e negociatave me Shqipërinë të bëhet sa më shpejt, BE ka interes në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur “Besa” hyn në qeveri

Kur “Besa” hyn në qeveri

July 26, 2026
Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

July 26, 2026
Zjarret pranë Madridit, Sánchez: Kemi bërë përparim, por rreziku mbetet i lartë

Zjarret pranë Madridit, Sánchez: Kemi bërë përparim, por rreziku mbetet i lartë

July 26, 2026
Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

July 26, 2026
Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

July 26, 2026
Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet një lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet një lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

July 26, 2026
Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike

Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike

July 26, 2026
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

July 26, 2026
“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

July 26, 2026
“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In