• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKU bllokon 21.6 ton qumësht nga Serbia dhe kafe nga Kosova

by Java News
28/05/2019 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas denoncimeve të shumta në media për sigurinë ushqimorë të produkteve që tregtohen në tregjet shqiptare, qytetarët tregojnë një interes më të lartë për ato që konsumojnë.

Gjithashtu lajmet që flasin për sigurinë ushqimore janë shumë të lexuara tashmë në portale.

Në faqen  e saj zyrtare në internet, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar dhe ka kthyer në vendin e origjinës, 375 kg kafe nga Kosova dhe 21.6 ton qumësht pluhur nga Serbia.

Bllokimi është bërë në pikën kufitare të Morinës. Sipas AKU-t, kafesë i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë ndërsa importuesi i qumështit nuk ishte i licencuar për shitje./l.m

NJOFTIMI I AKUT-t:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e ngarkesave me mallra ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar, me qëllim parandalimin e praktikave të paligjshme nga Operatorët e Biznesit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe marrjen e masave për parandalimin e pasojave shëndetësore tek konsumatorët. Kështu AKU, nga kontrollet e kryera në Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë ka bllokuar dy ngarkesa produktesh me kafe dhe qumësht pluhur.

Nga kontrolli i ushtruar në një ngarkesë me 375 kg “Kafe Espresso D-CAFFE”, nisur nga Kosova me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri, inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar se produktit “Kafe Espresso D-CAFFE” i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë. Për rrjedhojë, nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshme për konsum.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë, ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës.

Nga kontrolli i ushtruar në praktikën e importit të një ngarkesë me 21,600 kg qumësht pluhur, nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri, inspektorët e AKU-së në kufi kanë konstatuar se importuesi “ITAL GEL” nuk është i licencuar për shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore për konsum human (nuk ka licencën përkatëse për aktivitetin me Kod II-1B).

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU mori marrën masa administrative “Bllokim” të sasisë prej 21.6 ton qumësht pluhur, me urdhër kthimin e produktit në vendin e origjinës.

Next Post
FOTO/ Aksident në Korçë, makina del nga rruga, plagosen 4 maturantë

FOTO/ Aksident në Korçë, makina del nga rruga, plagosen 4 maturantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In