• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktualitet / Diplomatët gjermanë apelojnë për Opozitën: Merrni pjesë në zgjedhjet lokale

by Java News
23/03/2019 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania rithekson qëndrimin ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, pas dorëzimit të mandateve parlamentare nga opozita duke konsideruar të gabuar veprimin e opozitës dhe bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Dr. Christian Hellbach, i ngarkuar për Europën Juglindore,Turqinë dhe shtetet e EFTA-s dhe Thomas Ossowski, i ngarkuar për politikat e Bashkimit Europian, që të dy diplomat pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, përfunduan të premten (22.03.) vizitën e tyre në TIranë. Në një deklaratë të përbashkët për mediat e cilësojnë: “të gabuar bojkotin e parlamentit dhe sidoms dorëzimin e mandateve parlamentare nga opozita”.

” Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në Parlament, me angazhim dhe në mënyre konstruktive të ҫojnë përpara reformat e nëvojshme dhe të arrijnë reztultate konkrete. Bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimin i mandateve për ne është i gabuar”, theksohet në deklaratën e përbashkët Hellbach- Ossowski.

 Po protestave, jo dhunës

Në një zë me BE dhe SHBA, diplomatët gjermanë kanë dënuar dhunën e ushtruar në protestat e opozitës, të zhvilluara në 5 javët e fundit. ” E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetueshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme” vihet në dukje në deklaratë. Parlamenti funksional është fjala kyҫ edhe për parandalimin e blerjes së votave dhe mashtrimeve në zgjedhje.

Lidhur me këtë ҫështje, një nga arësyet kryesore që ka nxjerë në rrugë opozitën, diplomatët gjermanë Hellbach dhe  Ossoëski , rekomandojnë që Shqipëria citoj ” të zhvillojë instrumenta efektivë për t’i parandaluar ato dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur ҫdo mement dyshimi. Kjo arrihet me një Parlament funksional. Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve tek forca e votës së tyre” bëjnë thirrje diplomatët gjermanë.

Institucionet e Drejtësisë dhe Parlamenti janë adresa ku opozita do të duhet të drejtohet për pretendimet e saj lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve parlamentare 2017. “Akuzat, që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, duhet të verifikohen dhe  të përpunohen ng a drejtësia dhe Parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar.” sugjerojnë Hellbach dhe Ossowski.

Thirrje partive politike: Merrni pjesë në zgjedhjet lokale

Deklarimet e opozitës për vijimin e protestave deri në largimin e kryemnistrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij  kanë vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale në qershor të këtij viti. ” U bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi ndaj zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhje lokale të 30 qershorit” thekson deklarata Hellbach-Ossowski.

Deklarata ndalet edhe në domosdoshmërinë për përmirësimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri. ” Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it , që u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar ” vë në dukje deklarata.

Hellbach dhe Ossoëski përmendin angazhimin e Qeverisë Federale të Gjermanisë që reforma zgjedhore citoj ” të shkojë përpara duke financuar madje edhe punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim”. Ata zhvilluan në Tiranë bisedime me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, anëtarë të qeverisë dhe kryetarin e PD, Basha.(DW)

Next Post
Ky është misteri i vërtetë i gungave gjigande brenda Tokës

Ky është misteri i vërtetë i gungave gjigande brenda Tokës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

December 24, 2025
Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

December 24, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Rikthimi i Ballukut në detyrë, emërohen drejtorët e rinj të KESH dhe ARRSH

December 24, 2025
Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

December 24, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesë, e Enjte 25 Dhjetor 2025

December 24, 2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidenti çon në arrestimin e 32-vjeçarit, i kishte shkaktuar mbi 300 milionë lekë dëm shtetit

December 24, 2025
Tragjedia ajrore në Turqi, autoritetet përjashtojnë sabotimin: Dyshohet për…

Tragjedia ajrore në Turqi, autoritetet përjashtojnë sabotimin: Dyshohet për…

December 24, 2025
Kryepeshkopi Joani uron Krishtlindjet: Kjo festë vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje

Kryepeshkopi Joani uron Krishtlindjet: Kjo festë vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje

December 24, 2025
Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, gjykata lë në burg babë e bir të dyshuar për krimin pas konfliktit për fejesë

Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, gjykata lë në burg babë e bir të dyshuar për krimin pas konfliktit për fejesë

December 24, 2025
Luftë me qindra dronë nga palët! Tjetër shpërthim i fortë në Moskë, vriten 2 policë rusë

Luftë me qindra dronë nga palët! Tjetër shpërthim i fortë në Moskë, vriten 2 policë rusë

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com