Aktorja shqiptare Evis Xheneti ka lënë pa fjalë adhuruesit e saj teksa ka pozuar ‘topless’ në një çast mjaft intim.
Evisi, ndonëse është larguar prej shumë vitesh nga Shqipëria, është mjaft e famshme në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për performancat e saj si aktore dhe showgirl, por edhe për martesën me kitaristin e grupit “Korn”, James “Munky” Shaffer.
Ky i fundit duket në foton e shqiptares, teksa i kap asaj gjoksin e zbuluar.
Sigurisht, imazhi tejet seksi i shqiptares me bashkëshortin ka rrëmbyer jo pak pëlqime e komente, të cilat janë kryesisht pozitive.
Evis Xheneti është martuar me kitaristin e famshëm amerikan në qytetin e dritave-, Parisin. James i kishte propozuar për martesë së dashurës së tij në vitin 2011, duke iu gjunjëzuar me një unazë diamanti në dorë në majë të kullës së famshme Eiffel.
Ata u celebruan një vit më vonë në një dasmë tipike të viteve 1920, e cila u zhvillua në një ambient intim, me pak të pranishëm, kryesisht të afërm të çiftit dhe pjesëtarë të grupit muzikor “Korn”. Çifti tashmë janë prindër të dy fëmijëve, por pavarësisht kësaj nuk heqin dorë nga shfaqjet e tyre trasgresive dhe ekstravagante, që i ndajnë herë pas here me fansat.(Bluetooth)