• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktorja Margarita Xhepa në gjendje të vështirë shëndetësore, pritet ndërhyrje kirurgjikale

by Java News
12/03/2019 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lajm shqetësues vjen për shëndetin e aktores së madhe Margarita Xhepa, e cila pavarësisht moshës së saj 87-vjeçare vijon të jetë e pashkëputur nga skena, filmi dhe ekrani. Në një bisedë telefonike të ditës së djeshme për mediat vet aktorja ka bërë të ditur se të premten do t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë në këmbë.

“Sot mora analizat e gjakut, sepse jam në pritje të operacionit. Jam shumë sëmurë, nuk eci dot dhe nuk lë dot takim për intervistë”, iu përgjigj aktorja e madhe Margarita Xhepa medias në telefon.

Megjithëse në gjendje të rënduar, Margarita Xhepa, e njohur për natyrën e saj si grua shumë kurajoze dhe optimiste, u shpreh se “Të premten do të hyj në operacion dhe do Zoti e kaloj me sukses. E pastaj mund të jem në gjendje të flas edhe me ju”.

Vetëm 6 muaj më parë aktorja ka punuar për xhirimet e filmit  artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve”, bazuar në romanin e shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli. Ndërsa ky film i ka mbyllur xhirimet në muajin shtator,  Margarita Xhepa është protagoniste në këtë film që denoncon vrazhdësinë dhe diskriminimin ndaj gruas. Filmi me skenar të Linda Fejzaj dhe regji të Spartak Pecanit është në pritje të premierës, ndërkohë që Margarita Xhepa ka bërë xhirime në krah të një aktori tjetër të madh, Robert Ndrenikës. Të dy janë role protagoniste.

Duke iu kthyer shqetësimit për shëndetin, kujtojmë se pesë vite më parë, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka bërë dhe një tjetër operacion në këmbë në shtetin grek, ku pati përmirësime në shëndetin e saj. Mirëpo duke qenë përherë në lëvizje, aktive dhe e përkushtuar në aktivitetet sociale dhe kulturore, si brenda dhe jashtë vendit, aktores kanë nisur t’i shfaqen probleme edhe me këmbën tjetër. Me shpirtin e saj sakrifikues, gjatë këtyre viteve aktorja e madhe, Margarita Xhepa është përpjekur ta sfidojë sëmundjen duke qenë tepër aktive, pa munguar me protagonizmin e saj në skenë dhe në ekran. Margarita Xhepa  është protagoniste e mbi 150 roleve. Urimet tona të përzemërta për aktoren e madhe janë që të shërohet sa më shpejt për të qenë protagoniste edhe e dhjetëra roleve të ardhshëm, sepse ajo ngelet një aktore e mirëpritur dhe e dashur nga regjisorët dhe publiku. /raport.tv

/a.meta

Next Post
Verifikim dosjes personale, kontabilistët do i nënshtrohen “vettingut”

Verifikim dosjes personale, kontabilistët do i nënshtrohen “vettingut”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In