Aktorja turke shumë e njohur prej rolit të saj në serialin ‘Kurt Seit dhe Sura’, Farah Zeynep Abdullah ndodhet në Shqipëri për pushime.
Farah ka postuar disa foto në ‘Instagram’, ku ka treguar se pushimet edhe këtë verë po i kalon në Sarandë.
Në një foto të dytë në Instastory ajo ka përshëndetur fansat shqiptarë, ndërsa publikon edhe flamurin kuqezi dhe një zemër.
Si duket aktorja e njohur qenka e dashurur me Shqipërinë pasi edhe vitin e kaluar, bukuroshja bionde zgjodhi që pushimet t’i kalonte në vendin tonë.