• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktori vlonjat për mikun e tij që u nda nga jeta: Jam tronditur thellë në shpirt, Meti na hoqi humorin

by Java News
31/05/2019 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishin të pandarë në skenë e përtej saj, bashkudhëtarë në rrugën e artit dhe miq prej një jete. Largimi i parakohshëm nga jeta i Muhamet Likos ka lënë plagë për Agron Hamon, kolegun dhe mikun e aktorit të mirënjohur. Parodistët e Vlorës nuk do të jenë më si dikur, ata humbën bashkëpunëtorin më të dashur.

“Është e dhimbshme në fakt, shumë e dhimbshme. Jam tronditur thellë në shpirt jam tronditur, për Metin. Mund të them që ishte kripa e ne të katërtëve. Ishte njeri model, artist shumë i talentuar. Humbëm me të vërtetë një shok, një vëlla shumë të mirë. Humori shqiptar humbi një nga aktorët më të mirë, më të mirë, një aktor kaq shumë i kompletuar. Por edhe skena jonë, publiku vlonjat që aq shumë e deshtë atë Met”, thotë duke mos i mbajtur dot lotët, kolegu i një jete Agroni.

Vdes Muhamet Liko Flasin Miqte

Kujtimet e të qeshurat me Metin kanë qenë të panumërta. Batuta dhe momente të veçanta në skenë, e një rrugëtim i lënë përgjysmë.

“Kishim shumë plane. Ne tani së fundmi dhamë një premierë që e kemi dhënë 14 net rresht, i vetmi urim që na bënte publiku ishte që rrofshit sa malet. Meti ishte vetë lezeti. Dalja e Metit në skenë gjithmonë krijonte ilaritet. Metin e njihnin që në frymëmarrje. Kishim menduar shumë plane. Do bënim një recital të fundit. Nuk e arritëm dot. Meti na e hoqi humorin”, shprehet Hamo.

Aktori i mirënjohur i humorit ka bërë të qeshin pafund njerëz me rolet plot batuta, por sot ata po lotojnë për të. Liko humbi betejën me sëmundjen dhe ndërroi jetë nga një infarkt në moshën 64-vjeçare./BW

g.kosovari

Next Post
Mediat serbe: Pa u hequr taksa nuk ka dialog me Kosovën

Vuçiç: Kosova drejt bashkimit me Shqipërinë, por ne do të reagojmë ashpër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com