• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktori: U bëra pjesë e PS pasi PD na ka persekutuar

by A R
16/03/2016 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i njohur i teatrit “Migjeni”, Bruno Shllaku, i cili u anëtarësua dje në Partinë Socialiste, shpjegon arsyet që e çuan në këtë vendim. Ai thotë se është diskriminuar nga Partia Demokratike, edhe pse ishte familje e persekutuar, ndërsa shprehet se beson në reformat e qeverisë Rama.

“Mua më kanë diskriminuar në një mënyrë të tillë që as në kohën e Partisë së Punës nuk e kam pasur këtë diskriminim që më kanë bërë emisarët e Partisë Demokratike. Unë jam nipi i Gjon Shllakut, një familje që ka 30 vjet burg, që është dënuar me pushkatim dhe jam diskriminu nga njerëz të paaftë duke më bërë inekzistent në teatrin “Migjeni”. Më kanë bojkotuar dhe bllokuar gjatë gjithë këtyre viteve. Kjo ishte një nga arsyet, jo për të kërkuar strehim politik, në mënyrë absolute jo. Por kam kuptuar se e vetmja shpresë dhe i vetmi qiri që bën dritë për mua është Partia Socialiste. Në këtë parti nuk kam parë ato që kam parë në gjithë këto vite te PD-ja. Më kanë sulmuar falanga të paaftësh që e kanë shkatërruar teatrin “Migjeni”, duke eleminu me çdo kush forcat progresiste, duke filluar nga unë, nga Paskulina Shllaku, që është gruaja ime dhe çdo shkëndijë tjetër e talentuar duke e mbushur me militantë që në fund e shkatërruan atë teatër”, ka thënë ai.  Për gazetën ‘Panorama’,  aktori tregon se ka qenë bindja e tij personale që e ka shtyrë drejt anëtarësimit në PS.

Aktori i njohur rrëfen edhe një pjesë të historisë së futjes për herë të parë në teatrin e Shkodrës, ku përmend këtu se ka qenë një kontribut i madh edhe i babait të ministrit të jashtëm aktual, Ditmir Bushati.

“Por çudia më e madhe është se nëse Sulejman Bushati, sekretari i parë i Komitetit të Partisë në Shkodër, babai i Ditmir Bushatit, vendoste veton e tij se Bruno Shllaku duhet të hyjë në teatër se më kanë folur të gjithë për talentin e tij dhe ngrihet një ish-komunist E.K., i cili ka vdekur dhe i përgjigjej Bushatit duke thënë se: Nëse vjen në teatër Bruno Shllaku, unë dorëzoj teserën e partisë! S’mund ta mbushim teatrin me të prekur politikisht! Dhe Sulejman Bushati i përgjigjet se Bruno Shllaku do vijë në teatër, ti mendoje mirë se çfarë do të bësh me teserën! Dhe kjo bëhet fjalë në 1981. Ky ishte Sul Bushati. Kjo më ka ndodhur me emisarët e partisë së punës.

Next Post

Prokuroria e Përgjithshme krijon strukturën për zbatimin e dekriminalizimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In