Aktori Mishel Prela Manoku, i cili mbeti i plagosur një natë më parë pasi u qëllua me armë zjarri, njihet person me precedentë të mëparshëm penale. Në vitin 2014 ka plagosur njerkun e tij, Ermir Manoku, pasi i ka hyrë në banesë së bashku me një shok dhe e ka rrahur, pas sherreve për çështje parash. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, shkalla e parë kishte vepruar drejt për masën e sigurisë dhe po ashtu edhe policia për arrestimin.
“Duke e gjetur të drejtë procedurën e ndjekur nga policia gjyqësore dhe më pas prokuroria, në lidhje me ndalimin e shtetasit Mishel Prela, vendos të miratojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me të cilin ajo e ka vleftësuar të ligjshëm këtë ndalim”- thuhet në vendim.
Mishel Prela Manoku u plagos mbrëmë me armë zjarri pranë shkollës “Partizani”. Policia gjeti në vendin e ngjarjes 8 gëzhoja, ndërsa arrestoi autorin e plagosjes Miklar T., 34-vjeç.