Aktori Neritan Liçaj, një nga aktivistët që mbrojti më shumë kauzën e Teatrit Kombëtar, ka reaguar pas dhënies së vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, aktori shkruan se ka shumë për të thënë, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet që të kërkojnë falje, pasi Gjykata pezulloi ndërtimin e godinës së re dhe ligjin Special.
“Kam aq shume per te them dhe shkruar sa do te duheshin tre dite e me tepër…po them vetëm horra uluni ne gjunje dhe kërkoni falje”, shkruan aktori./m.j











