• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Aktori i njohur flet hapur: Ja kolegët e Kinostudios, që na spiunonin te ‘Sigurimi’

by Java News
25/01/2019 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori Zhani Ziçishti ka dhënë një intervistë të gjatë për “Panorama”, në të cilën flet edhe për spiunët që përdoreshin nga Sigurimi në Teatër dhe në Kinostudio.

Për rolet e spiunëve

E vështirë ishte.., Po spiunët në prag të derës i kishe. Spiunë kishte sa të doje. Ne u thoshim “Spiunët e Perandorit”. G. K. ishte spiun, M.B. ishte spiun… Ishin “shokë të partisë”. Edhe në Kinostudio kishte plot. Nuk ishin vetëm aktorë. Ne ruheshim si djalli nga temjani, nga të gjitha anët. Përpiqesha t’u rrija sa më larg.

Të gjithë, aktorë, regjisorë, tregojnë se momenti më i ankthshëm pas realizimit të një filmi, ishte kur e shihte Byroja, ju si e keni përjetuar këtë moment?

Në premierë ishte materiali bruto, e shihnin gjithë sekretarët e Partisë.. Kur kemi parë filmat tanë, ç’të të them: Jo këtu nuk del Partia, jo kjo do hequr… Ishin 6 komisione deri kur të shkonte tek Enveri dhe çdo komision do të mbante përgjegjësi. Të gjithë kishin merakun e tyre. I fusnin gërshërën dhe mbetej kokoshi një thelë. Kemi realizuar skena shumë të bukura që janë hequr. Flirte, shikime, këto priteshin.. Na vinte shumë keq.. Ato janë zhdukur njëherë e përgjithmonë, janë djegur.

Por është folur shumë që filmat e para ’90-s të “censurohen”, të kufizohen, madje të shoqërohen edhe me një “pullë”, ç’mendoni për këtë ide?

Nuk jam aspak dakord. Po u vu gërshëra në këtë punë, humbasin edhe aktorët, edhe skenari, edhe historia e kinematografisë, se të rinjtë e sotëm duhet ta njohin atë periudhë. A mundet të fshish rolet që ka realizuar Kadri Roshi apo e gjithë gjenerata e tij?! Ajo është histori.

A mund të ndikojnë ato në deformimin e mendimit të të rinjve për të kaluarën e Shqipërisë?

Rinia nuk është naive, arrin ta kuptojë situatën, pavarësisht filmave. Ata e kuptojnë se e tillë ishte koha. Unë kam biseduar me shumë të rinj dhe janë kundër censurimit të tyre. Ideologji ka, por ashtu ishte koha dhe ata janë pjesë e historisë. Për mendimin tim nuk duhen kufizuar, pavarësisht se mund t’u mbetet qejfi ballistëve apo të persekutuarve. Ata e kuptojnë se ç’ka qenë diktatura, ndërsa e kanë të vështirë të thonë diçka për aktorët, pasi ata ndiqnin skenarin. Jemi dakord që kritikohen, po sot ç’po bëhet?

/a.rada

Next Post
Task-Forca Antikorrupsion, 13 masa disiplinore dhe dy largime nga puna

'Shkrihet' Hipoteka e Durrësit, Gjonaj emëron drejtorin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

November 10, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Kriza demografike, 729 bebe më pak në 9 muaj! Pasiguritë ekonomike dhe emigracioni thellojnë problematikën

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

November 10, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Sondazhi befasues në SHBA: Vetëm 32% e mbështesin Trumpin, 71% e amerikanëve kërkojnë fundin e luftës me Iranin!

November 10, 2026
Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

November 10, 2026
Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

November 10, 2026
Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

November 10, 2026
“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

November 10, 2026
“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

November 10, 2026
Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In