• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aktori denoncon vandalizimin e banesës pas shkrimeve kundër dhunës në protestë: Do të mbyll qepenat, të marr një armë dhe të ruaj veten!

by E B
16/10/2026 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori dhe regjisori Hervin Çuli, i ftuar në Top Story me Grida Dumën, ka zbuluar se hyrja e banesës së tij është vandalizuar dhe është kërcënuar pas shkrimeve të bëra kundër dhunës në protestë.

“Kur hapa derën e shtëpisë gjeta një shenjë që s’më pëlqeu. Diçka që nxjerr njeriu nga trupi i tij me një X të madh. Unë jam njeri i thjeshtë, jetoj në një lagje jo të paqtë, por jam i identifikueshëm. Kam bërë disa shkrime në lidhje me protestën.

Besoj se është për shkak të këtyre reagimeve, jam i identifikueshëm kollaj, njerëzit më gjejnë. Unë nuk kam vila, nuk jetoj si Edi Rama. Ne që themi fjalën tonë dhe jemi njerëz të thjeshtë, mund të themi fjalën tonë. Shteti ka rënë, unë do të mbyll qepenat, të marr një armë dhe të ruaj veten.

Shteti ka rënë, Edi Rama ka rënë. Ai djali sapo më tha rrugës se është shoku i ngushtë i vajzës sime. Se nuk dua ta zmathoj këtë çështje (emocionohet). Vajza ime është kundër meje ndoshta, unë kam përjetuar 1997-ën. Unë nuk bëj shkrime për interes, bëj shkrime kundër dhunës.

Shkrimet tregojnë se nuk mbroj një qeveri të korruptuar që kam 4 vite që i bie. Jam njeri i braktisur tashmë, edhe nga punët më kanë lënë në harresë, puna e tyre, janë në pushtet. Detyra e shtetit është të mbrojë jetën e individit, por edhe ana tjetër ka një kulturë agresive”, u shpreh mes të tjerash Çuli.

Next Post
Sa na dëmtuan vandalët për 84 orë?

Sa na dëmtuan vandalët për 84 orë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com