• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktori akuzon kolegët: E lashë protestën për Teatrin, sepse ju shkoni te zyra e Bashës!

by Java News
18/04/2018 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori Erion Isai është shprehur i revoltuar me “politizimin” e protestës së artistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ai tha se aktorët nuk duhej të ishin takuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, pasi kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai nuk u kujdes për Teatrin por përkundrazi e shfrytëzoi pushtetin për të punësuar aktorë.

 “Arsyeja pse unë kam hequr dorë nga protesta e Teatrit Kombëtar është sepse tashmë është kthyer në çështje politike. Dalin dhe flasin për një politikë të përgjithshme, marrin përsipër të flasin edhe për arkitekturë, janë bërë edhe arkitektë. Pastaj shkojnë dhe futen në zyrë të kryetarit të opozitës, gjë që mua nuk më duket normale. Unë nuk di që ndonjë nga 2 sindikatat të ketë kërkuar takim me kryeministrin dhe ai të ketë thënë jo.

Nuk ka ndonjë gjë të shkosh te lideri i opozitës, por ai nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe ndaj nuk mund të jesh selektiv, të shkosh te njëri dhe jo tek tjetri. Unë e përmenda kreun  e opozitës sepse edhe kur ishte në pushtet e vetmja gjë për të cilën ndërhynte ishte për të punësuar aktorë brenda Teatrit Kombëtar  dhe nuk është interesuar ndonjëherë për kushtet e Teatrit,”-shprehet Isai.

Sipas aktorit arti shqiptar dhe veçanërisht aktorët sot kanë probleme shumë më të mëdha që duhet të zgjidhen me politikën, siç është moskthimi i të ardhurave që merren nga shitja e biletave tek teatri.

“Negociatat me qeverinë duhet të jenë për statusin e artistit, për një ligj, për heqjen e tatimit mbi artin, për ligjin e sponsorizimeve. Ne nuk kemi një ligj për sponsorizimet. Nëse një kompani mua më jep lekë, e bën sepse ka qejf, sepse do artin dhe nuk merr asnjë benefit mbrapsht. Jo më larg se Greqia ka ligj sponsorizmi të zbritjes së sponsorizmit mbi artin dhe sportin nga tatimi i përgjithshëm vjetor apo nga një taksë.

Këtu nuk diskutohen këto, por diskutojmë a është arkitektura e mirë, a duhen ndërtuar pallate mbrapa teatrit. Paratë që jepen nga biletat dhe nga qeraja e sallave të teatri shkojnë në buxhetin e shtetit dhe nuk i kthehen teatrit, ky është problem i madh. Vetëm Teatri i Metropolit është ai që paratë i çon për teatrin, pse të mos bëjnë të tjerët të njëjtën gjë?”-vijon aktori.

Debatit të madh nëse duhet apo jo të prishet Teatri Kombëtar, aktori i përgjigjet se mënyra e ndërtimit i takon arkitektëve e urbanistëve. Ajo për të cilën ai është i sigurt është se aktorët kanë nevojë për një teatër të ri.

“Godina do prishet patjetër. Ne kemi nevojë për një teatër të ri , të tjerat janë marrëzira. Nëse rikonstruktohet kjo godinë, apo bëhet e re, apo bëhet një sallë mes të dyjave, i takon arkitektëve , urbanistëve, historianëve , nuk i takon as regjisorëve as aktorëve. Është njësoj si të vijë Erion Veliaj dhe të më thotë kjo fryma mizanskenale që ke bërë këtu nuk funksionon,”-thekson aktori.

Erion Isain që prej vitesh e kemi parë si aktor humori në dhjetra role tashmë vjen nën petkun e regjisorit me shfaqjen “Nderi i Kombit. Brekët e shekullit të ri” që po shfaqet aktualisht në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli në Tiranë, pas një turneu në disa qytete të vendit.

Vepra e shkruar nga Vangjel Kozma do të vazhdojë të vihet në skenë në datat 18, 19, 20 dhe 21 prill në sallën Moliere të këtij teatri./Shqiptarja.com/

Next Post
Një provë sesa e shëndetshme është zemra juaj: Bëni këtë provë në lëkurë

Si të shmangni sëmundjet e trashëgueshme të zemrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku do të kandidojë Vangjel Dule? Kreu i PBDNJ: Java që vjen do të jetë java e lajmeve…

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

October 30, 2026
“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

October 30, 2026
1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

October 30, 2026
Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

October 30, 2026
E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

October 30, 2026
Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

October 30, 2026
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

Operacioni “Gjurmët”/ Zbulohen mbi 56 kg kanabis në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

October 30, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

October 30, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, sa do të paguajnë shoferët nga sot?

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In