• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktorët e flamingove që nuk u bënë faktorë

by Ylli Pata
30/08/2026 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Një nga mbështetësit e protestës së flamingove që në fillimin e saj, sot polemizonte me folesin e djeshëm të protestës, Dritan Goxhaj.

I cili lexoi deklaratën e shkruar se kjo është një revoltë popullore dhe si e tillë nuk ka drejtim e nuk do të ketë. Polemizuesi, një gazetar i njohur, kundërshtar prej vitesh i Edi Ramës, theksonte se njerëzit me të drejtë duhet të shikojnë se kush janë ata që e përfaqësojnë politikisht “revoltën popullore”.

Ndërkohë, edhe të tjerë përkrahës së flamingove në fillimet e saj, nuk reshtin së përsërituri se duhet të krijohen faktorët politikë të kësaj proteste, me një fjalë udhëheqja e re politike.

Në realitet “Flamingo Revolution” ishte një iluzion i madh optik sa ngazëlleu shumë personazhe, edhe prej të cilëve janë mjaft që kanë përvojë politike të gjatë në partitë aktuale.

Të cilët u vetë propozuan si promotorë të këtij revolucioni, duke postuar vazhdimisht materiale, foto, qëndrime mbi protestat e përditshme.

Fillimisht pati një përshtypje se udhëheqësit reale të revolucionit janë disa nga politikanët që kanë dalë nga skalionet e PS dhe PD, të cilët me mbështetje ndërkombëtare po ja dalin të thyejnë statusquonë.

Këta ishin emra shumë të njohur: ish-ministra të PD-së, ish-kryetarë grupesh parlamentare, ish-deputetë, ish-ministra të PS-së, ish-kryetarë grupesh të PS-së, ish deputetë etj.

Të cilët për një kohë të gjatë, së paku deri në fund të korrikut qëndruan aktivë në aktivitetin e tyre publik. Shto këtu edhe videot teatrale të krerëve të partive të vogla parlamentare të 11 majit të 2025-s, apo edhe personazhe të pafund spektakli, gazetarë, OJF-istë, “poetë”, “shkrimtarë”, e të shkundur pa mbarim që ne prodhojmë e kemi prodhuar gjithmonë.

Siç u pa, më i forti nga të gjithë këta politikanë me përvojë, gazetarë, publicist etj etj, doli Dritan Goxhaj. i cili edhe ditën e djeshme lexoi atë që kishte lexuar edhe ditën e parë.

Çfarë ka ndodhur në realitet? Të gjithë aspirantët, qoftë edhe personazhe me profile të njohura publike, nuk ishin e janë vetëm aktorë të të ashtuquajturit Revolucionit të Flamingove.

Faktorët e vërtetë të tij nuk ndodhen në Tiranë por jashtë vendit. Natyrisht protestën e bënë shqiptarët, madje 2 javët e para me numra e pjesëmarrje mbresëlënëse.

Por një lëvizje politike sado që ka brenda komponentin spontan apo nga poshtë, pa një organizim real ajo nuk mundet të bëhet faktor real politik.

Faktorët në rastin e flamingove nuk ishin e janë të gjithë në një linjë, nuk ishin dhe janë të koordinuar e nuk kanë të njëjtët objektiva.

E majta amerikane dhe ajo europiane që është një faktor kyç i flamingove ishte faktor sepse solli këtu median më të madhe ndërkombëtare që ka relacione me të.

Solli këtu politikanë, eurodeputetë, parlamentarë, këshilltarë vendor, aktivistë, një pjesë e të cilëve edhe me origjinë shqiptare që jetojnë në shtete të ndryshme europiane. Rrjeti i famshëm i së majtës Pro-Pal në Itali për shembull ka ofruar edhe udhëtime me avion në Tiranë për një numër të konsiderueshëm. Mjaft emigrant që vinin në Tiranë për “vizitë të papritur” tek të afërmit, ose shkonin një orë në protest, ose ca minuta për të bërë selfie e iknin.

Faktori tjetër ishte ai i islamit politik dhe lidhjeve të tij, i cili ka qasje të shumë organizata të ashtuquajtura bamirëse dhe OJF-ste. Të cilat kanë financuar mjaft infrastrutkurën dhe kanë dhënë mbështetje mediatike. Ndaj dhe kanë pasur e kanë personazhet e tyre në grupin e mikrofonit. Për të mos folur më pas për Partinë Demokratike, e cila ka qenë serbratori i furnizimit me aktivistë, sidomos pas 2-3 javëve të para.

Që aktorët e vetëofruar, të dëshiruar me krejt të drejt legjitime për tu atashuar në protest të ktheheshin në faktorë, ata duhet të jenë themelues të një lëvizje të re.

E cila deri tani është vetëm një kontestim i statusqosë aktuale, sistemit të kryetarëve të partive etj etj. Një lëvizje e re, së pari duhet të japë konturet e të ashtuquajturit system të ri, mënyrën e funksionimit, reformat etj etj.

Kjo lëvizje ndoshta nuk vjen si një model alla 90 kur PD-ja monopolizoi gjithçka, ku thënë të drejtën u krijuan shumë parti të tjera politike.

Të cilat në mos demokratike, ishin mjaft interesante dhe piktoreske sa e bënë skenën politike të postkomunizmit mjaft larushane. Parti Ekologjike e Namik Hotit, Partia Agrare, Partia Republikane e Sabri Godos, Partia Komuniste e Hysni Milloshit etj etj, e bënë skenën publike interesante, ku në pjesën më të madhe u kthyen në argëtues të opinionit, nëpër gazetar e shumta që shpërthyen në Tiranën e postkomunizmit.

Intervistat e protagonistëve të rinj kishim mjaft batuta, qyfyre, rrëfime interesante dhe deklarata delirante, sa u kthyen në një material argëtues për mjedisin grit ë Shqipërisë së tronditur nga ndryshimet. Kur dilnin në televizionin e vetëm, udhëheqësit e rinj buzëqeshnin, jepnin dorën, hiqnin kapelet e tregonin barsaleta interesante.

Kurse “udhëheqësit” e sotëm revolucionarë janë të gjithë me nerva, të mbytur nga gjemitë, kur flasin në video selfit vetëm thërrasin me zë koke. Nuk len llaf pa i thënë Edi Ramës e ca të tjerëve rreth tij. Aq shumë janë të mërzitur sa një pjesë, nga më ikonikët janë kthyer në komedianët e qametit. Ndërkohë në krye vijojnë ata që duan zgjidhje me plumb e të vrasin Edi Ramën…

Next Post
“Godzilla” po vjen më i fuqishëm, studimi zbulon si ngrohja globale po e bën El Nino-n të paparashikueshëm

“Godzilla” po vjen më i fuqishëm, studimi zbulon si ngrohja globale po e bën El Nino-n të paparashikueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com