• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Aktor racional”, Biden refuzon të takojë Putin

by Java News
12/10/2022 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan ka deklaruar se një takim me Putin nuk ka gjasa që të ndodhe pëer shkak të përshkallëzimit të luftës

Presidenti amerikan Joe Biden në një intervistë për CNN ka deklaruar se Vladimir Putin  është një “aktor racional” i cili i keqvlerësoi perspektivat e tij për të pushtuar Ukrainën. Sipas Biden, Rusia nuk do të përdorte një armë taktike bërthamore si shenjë hakmarrjeje.

“Unë mendoj se ai mendoi se do të pritej me krahë hapur, se kjo ishte shtëpia e “Nënës Rusi” në Kiev por mendoj se ai thjesht e llogariti gabimisht. Nëse e dëgjoni fjalimin që bëri pas vendimit që mori për pushtimin e Ukrainës, ai foli për të gjithë idenë që ai duhej të ishte lider i Rusisë që bashkon të gjithë rusisht-folësit. Mendoj se kjo është joracionale”, ka thënë Biden.

I pyetur nëse ai do të takohej me Putinin në samitin e Grupit 20 që do të mbahet muajin e ardhshëm në Indonezi, Biden tha se më përshkallëzimin e luftës një takim duket ende shumë larg.

“Do të varej konkretisht nga ajo për të cilën ai donte të fliste. Por shikoni, ai ka vepruar brutalisht. Unë mendoj se ai ka kryer krime lufte. Dhe kështu që nuk e bëj, nuk shoh ndonjë arsye për t’u takuar me të tani”, ka thënë Biden.

Komentet e Biden erdhën pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, akuzoi Rusinë për nisjen e një “vale të dytë sulmesh terroriste” pas shpërthimit që përfshiu urën e Kerçi që lidh Krimenë me Rusinë. Zelenskiy tha në një adresë video se 20 nga 28 raketat e lëshuara nga Rusia të martën u rrëzuan, si dhe “shumica” e 15 dronëve luftarakë të vendosur.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, bëri të ditur se SHBA-ja po punon për të përshpejtuar dërgimin e mbrojtjes ajrore Nasams t. Revista gjermane Der Spiegel raportoi se Ukraina kishte marrë në dorëzim sistemin gjerman të mbrojtjes ajrore Iris-T për t’a ndihmuar atë në fushën e betejës. Biden, zyrtarët e tij të lartë dhe liderët e tjerë perëndimorë kanë debatuar se çfarë hapash mund të ndërmarrë Putin, ndërsa trupat e tij pësojnë humbje në fushën e betejës në Ukrainë.

/s.f

Next Post
Aplikacioni i ‘Whatsapp’/ Ja 5 ndryshimet që po përgatiten për ta bërë më të lehtë përdorimin e tij

Aplikacioni i 'Whatsapp'/ Ja 5 ndryshimet që po përgatiten për ta bërë më të lehtë përdorimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In