• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktor i shquar për lojën e tij realiste

by Java News
03/10/2020 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla 

Hasan Bregu është një nga aktorët më të mirë me të cilët kam punuar gjatë përvojës sime të gjatë në skenë dhe ekran. Është një nga shokët më të shquar në bashkëpunim, në korrektesë dhe në përkushtim.

Nisur nga këto premisa bazë që nuk i has kollaj në jetën e përditshme, i edhe nga vetitë njerëzore të mirëkuptimit dhe gatishmërisë për të sakrifikuar,

mund të flas më poshtë për shtatin artistik të këtij personaliteti.

Në trupën, me të cilën punova aqë vjet ky artist erdhi me një thjeshtësi punëtori. Tek ai shquhej përvoja e gjatë e veprimtarisë në skenat dhe podiumet amatore, por edhe ajo duhet marrë në konsideratë, pikërisht për dashurinë e gjatë dhe të pashuar për teatrin dhe komedinë.

Hasani mund të ishte një aktor, thjesht i përdorshëm për talentin, cilësitë e tij fizike, për zërin e tij të bukur dhe aq. Por ai kishte vetë një ndjenjë humori të brendshëm që ta bënte të lehtë punën me të. Dhe kështu ai dha dëshminë e një loje perfekte realiste, dha tiparet e një karakteri popullor, tipik, shqiptar. Meqenëse aktori e ndërton figurën me materialin e tij natyral, trupin, zërin dhe përvojën jetësore, aktori ynë ofronte cilësi fizike, një jetë të pasur dhe një vëzhgim të mprehtë të realiteteve tona.

Palodhshmëria e përmendur mund të jepej edhe si opinion miqësor pa e konkretizuar, por unë nuk do të rri pa e drejtuar vëmendjen në kushtet e pabarabarta që për disa dhjetëvjeçarë ky individ i apasionuar punoi me kolegët e tij banues të Fierit. Nuk mund të le pa kujtuar zbritjet e tij, shpesh dy herë në ditë nga qyteti i Patosit, në sallat e provave dhe shfaqjeve të estradës, në Fier. Nuk mund të harrohen netët e provave të gjata dhe nevoja që ky shok të kthehej në shtëpi edhe në mes të natës, kur transporti publik pushonte së funksionuari. Hasani i mirë meriton mirenjohjen ja, edhe për ata udhëtimet e tij rraskapitëse që të gjendej në laboratorin krijues të trupës sonë teatrore!

Për këtë mik, koleg dhe artist të vyer, unë mund të flas “një natë të tërë dimri”, por këtu dëshiroj të veçoj partneritetin e bukur që krijoi ai në vite me aktorin tjetër të mrekullueshëm, Luftar Pajën. Dyshja e tyre u bë një partneritet simbolik në vuajtjet që përbëjnë njërin nga elementët që unë preferoj në lëndën dhe në ndërtimin e një komedie. Nuk mund të harrohen këta dy miq që jeta skenike i vendos në situata të vështira.

Atje ata janë herë qytetarë, herë fshatarë, herë kooperativistë, herë punëtorë e herë pensionistë, herë ballistë dhe herë partizanë, por gjithmonë dy personazhe miq që e duan njëri tjetrin. Ata kryesisht mbanin emrat Shaqo dhe Demo dhe do t’i mbajmë mend të varur nga këmbët për ndëshkim, do t’i mbajmë mend që nuk pijnë dot nga një pikë raki, ngaqë bezdisen nga komshijet që hyjnë pa teklif të flasin në telefonin e ri të shtëpisë…

Do t’i mbajmë mend tek pleqtë që për të jetuar nuk u mjaftojnë pensionet, arsye e fortë kjo, që Shaqoja pi helmin dhe Demoja tund botën që të shpëtojë shokun e tij nga vdekja. Do t’i mbajmë mend te “Çobo Rrapushi me shokë” te sofrat e humorit popullor e në shumë shfaqje të tjera. Që të dy me një lojë në unitet, që të dy me një përfytyrim të pandarë!

Kjo dyshe e qëlluar meriton një libër të tërë studimi, për shkak se si të gjitha dyshet e famshme të mbetur në kujtesë nga ekranet e botës, këta janë në një unitet të plotë duke ruajtur ndërkohë sejcili cilësitë individuale.

Por duke u rikthyer tek jubilari i sotshëm, është një rast i përshtatshëm ky, në këtë vitin e tij të tetëdhjetë, që autoriteteve qëndrore të republikës, atyre të Qarkut, apo drejtuesve përjetësisht artdashës të qytetit të Fierit, t’u kërkoj me lutje të sinqertë dhe emocion, që artistin e madh Hasan Bregu, ta shpërblejnë me nderimet zyrtare, për kontributin e tij të pamatë në dobi të artit.

Urimet më të ngrohta nga larg, i dashur Hasan, për shumë vite të tjerë të shëndetshëm dhe, – pse jo, – të angazhuar në skenë dhe ekran.

Next Post
Pse këmbëngul qeveria ta kalojë ligjin për median online?

Freedom House: Covid-19 e përkeqësoi kudo demokracinë në botë, ja indeksi për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

November 11, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Rihapja e hetimeve penale duhet të shoqërohet me garanci maksimale

November 11, 2026
“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

November 11, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

Berisha ndryshon mendje pas presionit nga opozita rivale: Duam lista 100% të hapura dhe prag të arsyeshëm! (VIDEO)

November 11, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Lufta dhe paqja/ Zelensky: Në tryezë u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë!

November 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Blushi, boll të ngatërruar e kemi historinë, mos na e çmend tani!

November 11, 2026
Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

November 11, 2026
Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

November 11, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In