Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron për herë të parë në sallën e gjyqit se hetimet ndaj Emiliano Shullazit i ka nisur në shkurt të vitit 2016. Sipas prokurores Elisabeta Imeraj këto hetim kanë nisur pas materialit të përcjell nga policia e shtetit në prokurori për aktivitetin kriminal të dy grupeve.
Në këtë material sipas prokurorisë policia e shtetit kishte referuar emrat e Emiliano Shullazit, Lul Berishës dhe Plarent Dervishi. Prokuroria sqaroi se hetimet u veçuan dhe për Emiliano Shullazin ato vazhduan deri në arrestimin e tij me akuzën e shantazhit dhe kërcënimit të rektorëve në prill 2016.
Gjithashtu si provë prokuroria ka paraqitur si provë pamjet filmike nga një bankë e nivelit të dytë, të cilat mbajnë datën e 5 shtatorit 2016, ku shihet shtetasi Giliano Dani hde Idriz Zela duke tërhequr 5 herë sasi të konsiderueshme parash. Sipas porokurorisë këto para kapin shifrën e 131 mijë eurosh.
Gjithashtu prokuroria ka sekuesturar edhe telefonin e Ylvi Beqaj dhe ka rikuperuar bisedën e zhvilluar mes Beqajt dhe Ervis Martinaj, ku në Ëhatsupp diskutohej për tërheqjen e Beqajt nga dëshima kundër Shullazit.
Një tjetër provë që ka paraqitur prokuroria është është një vendim i gjykatës ku Beqaj është shpallur i pafajshëm për falsifikim dokumetash.
Seanca e radhës ndaj Shullazit do të mbahet më 30 Janar, ndërsa vetë ai dhe mbrojta kanë kundërshtuar deklarimet e dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqaj i cili ka kallëzuar për gjobvënie Shullazin
a.ç










