Vijon nxjerrja e materialeve nga godina e Teatrit Kombëtar, teksa një pjesë e artistëve vijojnë rezistencën.
Mëngjesin e kësaj të mërkure është vëne re një prani e shtuar e forcave të rendit, duke krijuar një situatë të tensionuar pasi artistët janë irrituar.
Nuk kanë munguar debatet verbale mes artisteve dhe policisë, por këta të fundit kanë ruajtur qetësinë.
Në mbështetetje të artistëve kanë shkuar drejtues të Partisë Demokratike si Çlirim Gjata dhe Belind Këlliçi.