• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Aktivistët e flotilës drejt Gazës akuzojnë Izraelin për tortura, përfshirë edhe përdhunime

by E S
22/05/2026 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistët ndërkombëtarë të ndaluar nga forcat izraelite gjatë një misioni humanitar drejt Gazës kanë ngritur akuza të rënda për tortura, përdhunime dhe shkelje të të drejtave themelore gjatë paraburgimit në Izrael.

Sipas organizatorëve të “Global Sumud Flotilla”, disa prej aktivistëve u shtruan në spital pas lirimit, ndërsa të paktën 15 persona kanë raportuar sulme seksuale, përfshirë raste përdhunimi.

Flotila humanitare, e përbërë nga 50 anije me ndihma për Gazën, u ndalua të martën nga forcat izraelite në ujëra ndërkombëtare. Raportohet se të paktën 430 persona u morën me forcë nga anijet.

Organizatorët deklaruan në Telegram se aktivistët janë qëlluar me plumba gome nga afër dhe shumë prej tyre kanë pësuar thyerje kockash.

“Ndërsa bota po sheh vuajtjet e pjesëmarrësve tanë, kjo është vetëm një pjesë e vogël e brutalitetit që palestinezët përjetojnë çdo ditë”, thuhet në reagimin e organizatorëve.

Mes të ndaluarve ishte edhe ekonomisti italian Luca Poggi, i cili për agjencinë Reuters rrëfeu momentet e dhunës gjatë arrestimit.

“Na zhveshën, na hodhën në tokë dhe na goditën me shqelma. Shumë prej nesh u goditën me elektroshok, disa u sulmuan seksualisht dhe disa të tjerëve iu mohua e drejta për avokat”, deklaroi ai.

Ndërkohë, prokuroria italiane ka nisur hetime për krime të mundshme, përfshirë rrëmbim, torturë dhe sulme seksuale ndaj aktivistëve të flotilës.

Next Post
Një fjalim i palexuar i Berishës

Një fjalim i palexuar i Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com