Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sërish është sulmuar nga aktivistët e “Lëvizjes Vetëvendosje”. Kësaj here është gjuajtur me ngjyrë vetura e tij. Njëri prej sulmuesve u arrestua menjëherë nga Polica. Sulmin e ka konfirmuar për Gazetën Express vet Ministri Abrashi. “Duke dalë nga puna, në afërsi të ndërtesës së Qeverisë e sulmuan me ngjyrë veturën time”, tha Abrashi për Gazetën Express.
“Policia menjëherë e ka arrestuar një sulmues. Por nuk e di sa të tjerë ishin me të”, tregoi tutje zëdhënësi i Qeverisë.