• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Akti normativ: Nëse paguat pushimet, kupona, ose rimbursim brenda një viti

by Java News
15/06/2020 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse i keni prenotuar pushimet apo udhëtimet tuaja për në verë, që në muajt e parë të vitit, atëhere kur askush nuk e dinte se çfarë na priste nga Covid-19, agjencitë do të jetë të detyruara t’ju japin një kupon, ose t’ju rimbursojnë brenda një viti.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normativ, me  propozimin  e  ministrit  të  Turizmit  dhe  Mjedisit,  i cili ka për objekt përcaktimin e masave  të  veçanta  që  do  të  merren  në  sektorin  e  turizmit,  për  agjencitë  e  udhëtimit,   operatorët  turistikë  dhe  klientët  e  tyre,  në  ofrimin  e  një  shërbimi  udhëtimi,  nga  dita  e  shpalljes  deri  në  përfundim  të  gjendjes  së  fatkeqësisë  natyrore  të shkaktuar nga COVID-19.

Akti parashikon që Operatorët turistikë apo agjencitë e udhëtimit, të cilët, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose si ndërmjetës, kanë marrë përsipër t’u ofrojnë klientëve çdolloj shërbimi udhëtimi apo një sërë shërbimesh të tjera ndihmëse,  dhe  këto  shërbime  janë  të  parapaguara ose   të   rezervuara   përpara   shpalljes   dhe   gjatë  gjendjes   së   fatkeqësisë   natyrore,   përjashtimisht detyrimeve  të    parashikuara    shprehimisht    në kontratë,  të  kryejnë  rimbursimin  e  tyre,  brenda  1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Operatorët  turistikë  apo  agjencitë  e  udhëtimit, që kanë lidhur kontrata ndërmjetësimi për shitjen e shërbimeve të ofruara nga furnizuesit e shërbimeve  të udhëtimit me klientin dhe këto shërbime janë të parapaguara ose të rezervuara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përjashtimisht  detyrimeve    të    parashikuara    shprehimisht    në kontratë,  të  kryejnë  rimbursimin  e  tyre,  brenda  1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Klienti  i  një  pakete  udhëtimi  apo  dokumenti udhëtimi,     nga/apo     nëpërmjet     agjencive     të udhëtimit  ose  operatorit  turistik,  për  shërbimet  e udhëtimit të parapaguara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes   së   fatkeqësisë   natyrore,   përjashtimisht detyrimeve    të    parashikuara    shprehimisht    në kontratë, përfiton rimbursimin e tyre brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Në   rast   të   pamundësisë   së   realizimit   të kontratave  të  transportit  të  klientëve  me  mjetet  e transportit  ajror,  si  pasojë  e  masave  kufizuese  të  ndërmarra  për  shkak  të  gjendjes  së  fatkeqësisë natyrore  të  shkaktuar  nga  COVID-19,  nga/dhe  aeroporti  ndërkombëtar  “Nënë  Tereza”,  Tiranë, transportit  detar  nga  të  gjitha  portet  në  vend  ose  ujërave  të  brendshme,  subjektet  e  parashikuara  në  nenet 3, 4 dhe 5, të këtij akti normativ, detyrohen të  njoftojnë,   sipas   rastit,   respektivisht   agjencinë/  transportuesin/akomoduesin  ose  organizatorin  e  paketave  të  udhëtimit/klientin  për  pamundësinë  e  zbatimit    të    kontratave    të    transportit,    duke  bashkëlidhur  dokumentacionin  që  vërteton  dokumentin    e    udhëtimit    ose    rezervimin    e qëndrimit ose kontratat e paketave të udhëtimit.

Ky  komunikim  bëhet  brenda  30  (tridhjetë) ditësh nga:

1.a) hyrja në fuqi e   këtij   akti   normativ,   për shërbimet/kontratat,  të  cilave  iu  ka  përfunduar afati;

 

2.b) data e planifikuar e  nisjes  apo  e  mbërritjes, për shërbimet/kontratat brenda afatit.

 

Operatorët   turistikë   apo/ose   agjencitë   e udhëtimit,    brenda    30    (tridhjetë)    ditësh    nga komunikimi,  të  rimbursojnë  dokumentin  e udhëtimit  dhe/ose  paketën  e  udhëtimit  nëpërmjet  lëshimit  të  një  kuponi  (voucher),  që korrespondon me  të  njëjtën  vlerë/shumë  totale  që   duhet   të kthehet,   duke   i   ofruar   klientit   mundësinë   e  përdorimit të kuponit për të njëjtin shërbim ose një të  ngjashëm,  që  i  përket  kontratës  së  ndërprerë,  e cila do të përdoret brenda 1 (një) viti.

 

Në  rast  se  nuk  realizohet  shërbimi,  sipas parashikimeve  të mësipërme,  operatorët  turistikë  apo/ose  agjencitë  e  udhëtimit  t’i  rimbursojnë klientit vlerën/shumë totale të paguar.

 

Operatorët    turistikë    apo/ose    agjencitë    e udhëtimit, të cilët nuk e zbatojnë këtë akt normativ, përveç  përmbushjes   së   detyrimeve  kontraktuale ndaj  klientit,  dënohen  me  gjobë,  për  çdo  kontratë  të   parealizuar.(Monitor)

Next Post
Ja si do sillen shenjat ditën e nesërme, 16 Qershor

Ja si do sillen shenjat ditën e nesërme, 16 Qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

August 30, 2026
Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

August 30, 2026
Diskutime në Bruksel për Shqipërinë! Shqyrtohen kapitujt për tregun e brendshëm dhe…

BE drejt një modeli të ri zgjerimi, KE: Integrimi gradual, vendet përfitojnë para anëtarësimit

August 30, 2026
“‘Sterilizimi’ nuk mund të jetë më i dobishëm se hetimi i SPAK”, analisti: Të përdoresh komisionin për motive politike…

Platforma e PD për komunikimin, Zekthi: Përpjekje për të mbajtur me gajret anëtarët

August 30, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

August 30, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

VIDEO / Rama ndan mendimin e ekspertit izraelit: Algoritmi nxit urrejtjen dhe frikën

August 30, 2026
Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

August 30, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Gushti, më shumë ikje se ardhje nga Qafëbota dhe Porti i Sarandës

August 30, 2026
Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

August 30, 2026
Gjermania, frikë nga destabilizimi! Shkak, mungesa e gazit dhe kriza ekonomike

Frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com