• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Buxheti 2015/ Shtohen 1 mld lekë për importin e energjisë

by A R
29/12/2015 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka hartuar aktin e dytë normativ brenda një muaji për ndryshimin e buxhetit 2015 dhe të tretin brenda një viti, duke thyer rekordin e ndryshimeve në ligjin vjetor të buxhetit.

Sipas tabelës fiskale që shoqëron aktin normativ të miratuar një ditë më parë nga qeveria, që shoqëron ndryshimet mësohet se shpenzimet korrente janë shkurtuar me 1.4 miliardë lekë dhe shpenzimet për pagat e përsonalit janë shkurtuar me -2.1 miliardë lekë.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes janë shkurtuar me 797 milionë lekë. Ndërkohë janë shtuar me 1.2 miliardë lekë shpenzimet për fondet speciale që janë përdorur për shpërblimet e pensionistëve dhe 1 miliardë lekë janë shtuar për subvencionet e energjisë.

MInistria e financave në relacionin që shoqëroi ndryshimet ka sqaruar se, në rastin konkret, vendi përballet me nevoja urgjente të ndryshimit të Ligjit të Buxhetit, vecanerisht në kuadër të përmbushjes së politikave sociale të Qeverisë lidhur me shtresat më vulnerabël të shoqërisë, si dhe krijimin e sigurise se plote per furnizimin me energji elektrike. Në relacion referohet se, fondet buxhetore, të nevojshme për mbështetjen financiare për këto kategori, nuk mund të sigurohen dhe lëvrohen në kohë përmes procedurës normale të shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimeve të ligjit vjetor të buxhetit 2016, për tre arsye kryesore të tilla si:
a) Vetëm në ditët e fundit të muajit dhjetor u mundësua qartësimië plotëë situatës fiskale dhe buxhetore për të gjithë periudhën 12 mujore të vitit 2015. Mbi këtë bazë, rezultoi se ekzistojnë fonde të lira të mjaftueshme për të propozuar këtë akt normativ.
b) Situata energjitike kërkon një mbështetje më të lartë financiare, se ajo e parashikuar në ligjin e buxhetit 2015, për të krijuar siguri maksimale për furnizimin pa ndërprerje me energji.
c) Koha në dispozicion deri në mbylljen me sukses të këtij proçesi të rëndësishëm brenda datës 31 dhjetor 2015, e cila përkon edhe me mbylljen ligjore të vitit buxhetor 2015,ëmponon propozimin me urgjencë të shqyrtimit dhe miratimit të këtij akti normativ.

Ministria e Financave sqaron gjithashtu se, Akti Normativ vepron me fuqinë e ligjit për një periudhë kohe, maksimalisht 45 ditore. Përkohshmëria e këtij akti lidhet me kushtin e domosdoshëm të shqyrtimit të tij nga Kuvendi,ë cili nëse e miraton, e kthen atë në ligj. Për këtë arsye, menjëherë pas miratimit të aktit normativ me fuqinë e ligjit nga Këshillië Ministrave, ky akt do të dërgohet për miratim në Kuvend, me qëllim fillimin e proçedurave parlamentare përkatëse.


Përmes propozimit të këtij akti normativ, Qeveria synon:

1-Përveç politikave ekzistuese, të cilat janë të buxhetuara dhe do atyre që do të gjejnë zbatim në vitet e ardhshme, Qeveria është e ndërgjegjshme dhe sensitive ndaj nevojave aktuale të shtresave në nevojë, që jo domosdoshmërisht përputhen me mundësitë reale që ka buxhetië shtetit.
Kësisoj, duke qenë se performanca buxhetore e vitit 2015 krijon hapësirën e rishpërndarjes së fondeve buxhetore, pa cënuar zbatimin e politikave të planifikuara për vitin 2015 për të gjithaënstitucionet buxhetore, propozohet akordimië një fondi në masën 1.54 miliardë lekë për dhënien e shpërblimeve për festat e fundvitit 2015. Kategoritë përfituese për këtë qëllim, paraqiten si më poshtë:
o Pensionistët
o Personat që përfitojnë pagesën e paaftesisë
o Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike

Njëkohësisht, Qeveria do të shpërblejë për performancën e lartë edhe disa kategori të tjera siç janë: mjekët dhe mësuesit e spikatur, së bashku me nxënësit e arsimit 9-vjeçar me rezultate të shkëlqyera. Efektet financiare për këtë qëllim do të përballohen përkatësisht nga buxheti 2015ë miratuar përkatësisht për Ministrinë e Shëndetësisë (Fondië Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) dhe për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.
Kategoritë e detajuara dhe masa e përfitimit për secilën prej tyre do përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

2-Mungesa e reshjeve poshtë mesatares historike dhe vijimësia e periudhës së thatë edhe për vitin që vjen ka rritur nevojën për furnizimin me energji meëmporte mbi prodhimin vendas. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka vlerësuar si domosdoshmëri ruajtjen e rezervës energjetike, për të mos cënuar sigurinë e furnizimit te vendit me energji. Në këto kushte kërkesa e OSHEE prej 880 GËh për furnizimin me energji të konsumatoreve tarifore gjatë muajve janar-shkurt 2016, duhet të plotësohet duke reduktuar prodhimin e KESH në rreth 400 GËh gjatë 2 muajve të ardhshëm (janar-shkurt). Rreth 180 GËh parashikohet të prodhohet nga HEC-et e vegjël, ndërsa pjesa tjetër prej 300 GËh do të kontraktohet nëpërmjetëmportit. Mungesa e prodhimit vendas do të kanalizojë fondet e kompanive shtetërore të energjisë, të siguruara nga arkëtimet, drejtëmportit të energjisë elektrike. Nëse thatësira zgjat, mundësitë për të financuarënvestimet e mëtejshme në OSHEE do të jenë të kufizuara.

Rezervuarië HEC Fierzë aktualisht është në kuotën 276.3 m (kuota max. është 296 m), prurjet rezultojnë 60 m3/sec, disa here me te ulta se mesatarja shumëvjeçare 1990-2015 per te njëjtën periudhe, ndersa rezerva energjetike rreth 650 GËh.Por, situata hidroenergjitike e krijuar si pasojë e kushteve të disfavorshme klimaterike, pritet të vështirësohet më tej, pasi reshjet e muajit janar 2016 nuk pritet të kenëëntensitet të lartë që mund të rrisin prurjet në nivelet e mesatares shumëvjeçare
KESH ka kërkuar një mbështetje me mjete financiare për të realizuarëmportin prej 300 GËh për muajt Janar-Shkurt 2016 për të shmangur shfrytëziminënefiçient të kaskadës apo keqpërdorimin e rezervës hidrike, duke minimizuar kërcënimet ndaj sigurisë së furnizimit energjetik të vendit.
Për rrjedhojë, në mënyrë që të ruhet kjo rezervë energjitike dhe të sigurohet furnizimië pandërprerë me energji elektrike për të gjithë përdoruesit, është e domosdoshme që për KESH sh.a të akordohet një mbështetje financiare në formën e huasë nga buxhetië shtetit në masën 1 miliardë lekë. Kjo hua, së bashku me aktivizimin e likuiditeteve të KESH sh.a. do të shërbejë për të siguruar sasinë e nevojshme të energjisë elektrike nëpërmjet importimit të saj. Monitor.al

tabela e sakte

Next Post

Publikohen foto të reja të Lavdrim Muhaxherit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In