• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akti i fundit i Ukrainës: Trumpi dhe Moska afër Paqes

by Zef Mazi
04/12/2025 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistë me ambasadorin Zef Mazi

 

Vazhdojnë përpjekjet amerikano-ruse për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa bëhet zhurmë dhe, siç duket, ka edhe përpjekje për të kundërtën. Si e shikon takimin e fundit Ëhitkoff-Putin në Moskë?

Është disi vështirë të komentohet saktë për takimin publik-sekret prej katër orësh më 2 dhjetor në Moskë, sepse prej tij fare pak u mësua. Takimi u pështjell me vellon e sekretit: pati vetëm një deklaratë të përgjithshme të Ushakovit për mediat, pa hollësi, pa rrjedhje në shtyp, pa deklaratë të përbashkët, dhe vetëm heshtje. Ekipi amerikan anuloi një takim me Zelenskyn në Bruksel dhe fluturoi direkt në Uashington për t’i raportuar Trumpit. Mesazhi ishte kryesisht për ata europianë që duan vazhdimin e luftës, që bëjnë çmos të prishin një marrëveshje ruso-amerikane, siç ishte edhe për Ukrainën. Anulimi ishte ujë i ftohtë për Kievin dhe Brukselin.

Presidenti Trump reagoi dje, e quajti takimin “shumë të mirë” dhe shtoi se Ëhitkoff dhe Kushner u kthyen me “përshtypje shumë të forta se (Putini) donte të bënte marrëveshje”. Si e pazakontë, kjo tingëlloi shumë pozitive, sinjalizoi çka donte të dëgjonte Kremlini dhe se Uashingtoni, ose Uashingtoni i Trumpit (përkrahësit e tij), e shikon një dakordësi si të mundshme, ndoshta edhe të dëshirueshme. Trumpi shtoi edhe një koment që Europa do të donte të mos e kishte bërë: sipas mendimit të tij, (Putini) “do të preferonte të bënte tregti me Shtetet e Bashkuara dhe të mos përfshihej në konflikt”. E zbërthyer kjo do të thotë se Rusia nuk është ai armiku ideologjik që Europa Perëndimore vazhdon të këmbëngulë se është. Sipas asaj që kuptoj unë, me apo pa synim të caktuar, mesazhi i Trumpit ishte se riorientimi ekonomik, jo presioni gjeopolitik, është rruga që duhet të ndiqet.

Trumpi sulmoi fort Zelenskyn. Ai përsëriti se i kishte thënë presidentit ukrainas në tetor se Ukraina duhet të bëjë marrëveshje sa më herët, sepse “ju nuk keni karta në dorë për të luajtur”. Siç kuptohet përmbledhurazi: pozita e Kievit është përkeqësuar që nga takimi në Shtëpinë e Bardhë në tetor, ndërsa raportohet se fronti i luftimeve ka rënë në disa sektorë. Skandalet e korrupsionit masiv e kanë konsumuar kapitalin politik të Kievit. Morali i ushtarëve dhe oficerëve po shterron, dezertimet janë shtuar. Zelensky e ka injoruar lutjen e Trumpit për të negociuar derisa Ukraina ka ende në dorë një levë presioni.

Si konkluzion del se Moska është e kënaqur, Europa është në panik, Kievi është i mërzitur. Strategjia afatgjatë e Moskës po ka sukses, ndërkohë Europa sikur po zbulon më në fund se nuk ka as para as unitet politik. Italia refuzon të japë fonde për blerjen e armëve amerikane për Ukrainën, Hungaria dhe Sllovakia nuk do të shpenzojnë as edhe një cent për këtë gjë. Buxheti i BE është tërhequr aq shumë nën presion sa tani ka arritur pikën e këputjes.

Ajo që pritet të vijë pas kësaj gjendje është edhe e dhimbshme, edhe e parashikueshme. Ofensiva ruse do të vazhdojë, ndoshta do të përshkallëzohet. Forcat ukrainase, të sfilitura dhe të keqfurnizuara, nuk ka të ngjarë se mund ta kthejnë këtë trend në favor të tyre; çdo javë vija në hartë spostohet në disfavor të Kievit. Kushtet e paqes që mund të ishin firmosur në prill 2022, pasi ishte sigluar çdo faqe e draft marrëveshjes nga delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës, duke ruajtur të paprekur Ukrainën, sot, në retrospektivë, duken se paskëshin qenë mjaft bujare. Harta tregon se pozita negociuese e Ukrainës është përkeqësuar me shpejtësi në krahasim me pozitën e para gjashtë muajve, çka është direkt në favor të objektivave ruse. Trumpi është vetëspostuar anash, Europa dhe Ukraina po humbasin qartësi dhe lartësi strategjike. Çështja e vetme që ende nuk ka marrë përgjigje është: kur do ta kuptojnë këtë situatë?

Mediat kryesore perëndimore, kryesisht ato në linjë të plotë me narrativën qeveritare, raportojnë ndryshe. Ka edhe disa gjeneralë në pension që flasin për mundësinë e kthimit të situatës në disfavor të Rusisë, etj. Ka edhe mendime për kundërpërgjigje parandaluese.

Pyetja ishte si e shikoj unë, kësaj iu përgjigja. Gjeneralët në pension ose janë nën efektin e moshës, ose halucinojnë. Bëhet gjithnjë e më e qartë se Ukraina e ka humbur luftën ku e futën si mashë kundër Rusisë. Disa ide që lëshohen si balona në Europë bëhen gjithnjë e më të pazakonta dhe shkojnë deri në ekstrem të logjikës. Flitet për goditje parandaluese kundër Rusisë si kundërpërgjigje ndaj „sulmeve hibride“ të saj ndaj vendeve europiane. Këto sulme hibride duket se janë më shumë fantazi.

“Politico” ishte e para media informative që raportoi për këtë budallallëk: Europa po konsideron të pamendueshmen: kundërpërgjigje ndaj Rusisë (Politico, 27 nëntor 2025) përmes operacioneve ofensive kibernetike ndërsa Rusia intensifikon fushatën për të destabilizuar aleatët e NATO-s. Nga diçka e paimagjinueshme pak vite më parë, sot flitet sesi të bëhen plane për t’u kundërpërgjigjur! Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze nënvizoi në intervistë, “Rusët vazhdimisht testojnë deri ku shkon kufiri i durimit”, dhe i tha Politico-s, “Duhet përgjigje më proaktive, fjala nuk jep sinjal, veprimi jep sinjal”. Po shohim se shpesh flet goja para mendjes, rrihet gjoksi deri në budallallëk. Kallas është një e tillë. Duke iu referuar një individi në pozicionin më të lartë drejtues, një kolonel bëri këto pyetje: sa është popullsia jote, sa e madhe, sa e fortë dhe e përgatitur për luftë është ushtria jote, sa armatime ke, sa është realisht kontributi dhe qëndrueshmëria e domosdoshme luftarake e jote? Më mirë mbylle gojën dhe ulu ndënjur! Ky do ishte qëndrim më i mençur.

Korrupsioni është galopant në Kiev, ndërsa Zelensky pritet në Elize dhe Macron, që nuk di çfarë thotë, flet për korrupsionin në Rusi; pritet në Doëning Street dhe i premtohet shumë çka vetëm që të vazhdojë lufta, në Kancelari në Berlin, ose nga Rutte, praktikisht pritet nga elitat globaliste, që ose nuk e dinë sesi është situata, ose bëjnë sikur nuk e dinë. Të dyja rastet janë shumë keq.

A gjendet e sanksionuar “goditja parandaluese”, nëse ajo është e sanksionuar diku?

E para, goditjet parandaluese kanë një lloj mbrojtje ligjore nga e drejta ndërkombëtare dhe nga Karta e OKB. Por, shpesh vendi agresor është ai që jep dëshmi të qarta, të prera për përdorimin e goditjes parandaluese. Ato lloj goditjesh nuk janë e njëjta gjë me luftën parandaluese që, edhe kjo e fundit, në vetvete, është shkelje e të drejtës ndërkombëtare. E dyta, Koncepti Strategjik i NATO-s afirmon tre “detyra kyçe thelbësore” të saj: mbrojtja kolektive e aleatëve (Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit), menaxhimi i krizave (mjetet politike dhe operacionet ushtarake për të parandaluar, për të ndaluar ose për të konsoliduar stabilitetin në kriza), dhe bashkëpunimi për sigurinë (për të angazhuar vendet ose organizatat ndërkombëtare përtej kufijve të NATO-s). Një entuziast shkon përtej kësaj të vërtete me “goditje parandaluese”, siç doli në një punim italian për mbrojtjen.

Botë e ngatërruar, duket se ka mjaft spekulim në këtë drejtim dhe situata është disi opake, disa kanë këto ide, disa të tjerë kanë ide të tjera, nuk ka kohezion. Ku po shkohet?

Vërtet që ka spekulim, por ka edhe të vërteta. Javën e kaluar Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, kritikoi inercinë e kontinentit përballë rritjes të sulmeve hibride dhe prezantoi një plan kundërpërgjigje me 124 faqe. Në atë plan ai propozoi krijimin e një Qendre Europiane Kundër Luftës Hibride, një forcë prej 1500 trupash për këtë qëllim, si dhe forca ushtarake të specializuara për inteligjencën artificiale.

Dikush po përpiqet të sigurojë fonde shtesë për NATO-n. Tre ditë pas paraqitjes të atij plani, një general Italian e shtyu edhe më shumë, e çoi edhe më lartë atë ide: NATO po shqyrton që të bëhet “më agresive” kundrejt luftës hibride të Rusisë (Financial Times, 30 nëntor 2025). Zyrtari më i lartë ushtarak i Aleancës thotë se ajo mund të përgjigjet në mënyrë më proaktive ndaj kërcënimit që vjen nga Moska, po konsideron përgjigje “më agresive” ndaj sulmeve kibernetike, akteve sabotuese dhe shkeljeve të hapësirës ajrore. Disa diplomatë, veçanërisht nga shtetet e Europës Lindore, shtyjnë që NATO të ndërpresë reagimet dhe të fillojë të godasë si kundërpërgjigje.

Admirali Guiseppe Cavo Dragone i tha Financial Times se Aleanca perëndimore po shqyrton përgjigje më të fortë ndaj luftës hibride nga Moska, se “goditja parandaluese” mund të konsiderohet “masë mbrojtëse“, por shtoi se kjo “është spostuar edhe më shumë nga mënyra jonë normale e të menduarit dhe nga veprimet e zakonshme tona”. Opsion mund të jetë që “të jesh më agresiv se agresiviteti i tjetrit. Por këtu ngërthehen çështje të kuadrit ligjor, të juridiksionit, cili do ta bëjë atë gjë”. Admirali Dragone përdor gjuhë oruelliane ndërkohë që bën lobim për të shtuar forcat e NATO-s me 1500 të tjerë në vendin e tij. Në themel të gjithçkaje është, ka dëshmi të pakundështueshme për ndonjë “sulm hibrid”?

Ursula bëhet edhe më qesharake kur u kap gafil duke gënjyer kur ekipi i saj pretendoi se gjoja ndërhyrja ruse në GPS kishte qenë shkaku i vonesës të avionit me të cilin ajo po udhëtonte. Diçka e ngjashme, doli se shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët ushtarake rusë ishte thjeshtë një mbifluturim i padëmshëm në afërsi të një ishulli të papabanuar larg brigjeve. Dronët: revista holandeze Trouë botoi një gjetje se paniku i njerëzve kohët e fundit për një numër të madh dronesh nuk kishte të bënte me Rusinë. Kishte të apasionuar me dronët. Nga analiza e 60 incidenteve me drone në Europë: shumë panik, dhe pak dëshmi – thotë Trouë.nl

 

Next Post
“Marrëveshjen Prishtinë-Beograd duhet ta mbështesë Këshilli i Sigurimit”

"Kam punuar me transparencë", Mogherini jep dorëheqjen nga Kolegji i Europës

Comments 1

  1. leka says:
    2 weeks ago

    Europa eshte larg linjes aerikane te Tramf pasi nuk po kuoton situaten aktuale ne Ukrahine ku dusfatat jane te perditshme

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

December 19, 2025
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

December 19, 2025
Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

December 19, 2025
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

December 19, 2025
Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

December 19, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e Ballukut

December 19, 2025
Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

December 19, 2025
Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

December 19, 2025
Mbledhja për imunitetin e Ballukut, i pranishëm në Këshillin e Mandateve edhe Klodian Braho

Mbledhja për imunitetin e Ballukut, i pranishëm në Këshillin e Mandateve edhe Klodian Braho

December 19, 2025
Trump pezullon skemën e lotarisë amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown

Trump pezullon skemën e lotarisë amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In