• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Aktakuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Aliçka: Do ishte turp nëse do të kishte të dënuar

by Ardit Rada
10/11/2020 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për diplomatin Ylljet Aliçka, përfaqësimi i 3 të akuzuarve në Gjykatën Speciale të Hagës, ka qenë dinjitoz. Ai shprehet se si Shqipëria ashtu dhe Kosova duhet të jenë të hapur ndaj këtij procesi.

Gjithashtu, profesor Aliçka ka komentuar dhe librin e Carla del Ponte e cila inkriminon UÇK-në dhe luftën e Kosovës, duke e quajtur vetëm një “fiction”.

“Ka një nivel juridik, etik e moral të lartë. Si nga ana emocionale, etike e morale ashtu dhe nga ana juridike, prezantimi është dinjitoz i 3 përfaqësuesve që akuzohen. Ai është një proces i gjatë pasi ka mbi 10 vite që është hapur. Dilema ka qenë se nëse duhet që Kosova të jetë e hapur ndaj kësaj gjykate. Nëse do të bllokoje mund të jepej ideja se ishe fajtor kurse kur nuk je fajtor je më i hapur. Nga ana morale, ende nuk ka ngritur ndonjë komision të hapur nga Komisioni Europian për krimet e Serbisë në Kosovë. Më mirë që të jetë Shqipëri dhe Kosovë, të jesh i hapur dhe të thuash fjalën tjetër. Viktimat e Kosovës nuk e kanë thënë ende fjalët e fundit. Carla Del Ponte shkruante një libër ‘fiction’. Një akuzë virtuale mori rrugë institucionale. ” – tha Aliçka.

Diplomati Aliçka shprehet se ky proces i nisur 10 vite më parë ka qëllim deligjitimimin e Kauzës së luftës së UÇK-së, kjo pasi nuk po analizohet shkaku kryesor i kësaj lufte. Ai tha se do të ishte e turpshme nëse do të kishte të dënuar në këtë proces gjyqësor.

“I gjithë procesi i nisur mbi 10 vite më parë, të lë të kuptosh që ka një strategji të përpunuar për deligjitimimin e kauzës të luftës së UÇK-së. Nuk po analizohet shkaku kryesor, pse unë po mbrohem në luftë. Është një asimetri e kthyer prapsht. Qëllimi aty është të denigrohet i luftës së Kosovës. Për mua do të ishte e turpshme të dënosh, ku ende ka gjeneralë serb në krye të ushtrisë serbe që kanë kryer krime të rënda. Nuk janë zbardhur as 1/10 e krimeve serbe në Kosovë. Do të ishte një çudi e madhe por edhe turp nëse do të dënohet. Mund të ketë shumë faktorë politike brenda partive. Patjetër është bërë më bekimin e ndërkombëtarëve. Unë di që gjykata speciale është nën ombrellën e OKB-së. Mungesa e flamurit kosovar binte në sy. Etiketimi krishter-musliman është e turpshme. Teza që i luan diplomacia serbe. Përgjigja më e mençur ishte e Krasniqit ishte fyerja që këtë po kthejnë në një luftë fetare.

Sipas diplomatit, strategjia e ngritur nga Këshilli i Europës bën që procedurat të jenë të gjata. Ndaj ai bën thirrje që në këtë moment të ketë unitet mes kosovarëve dhe shqiptarëve dhe të mos ketë “luftra” politike në Kosovë.

“Unë mendoj që edhe vetë strategjia për ta ngritur e për ta ndjekur nga Këshilli i Europës, dihen që procedurat do të jenë të zgjatura. Duke e mbajtur në vazhdimësi këtë hetim, hedh pluhur mbi të vërtetat e luftës. Duke e mbajtur kështu, aq më shumë harrohet e vërteta. Duhet të jetë një element gjeostrategjik me shtetet e tjera. Luftat politike janë universale kudo në botë. Kur bëhet fjalë për çështje të dinjitetit kombëtar duhet të jenë më të përmbajtur ndaj njëri-tjetrit. Duhen bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Të bëhet politika e lobing-eve. Në këtë rast e kapi në befasi diplomacinë shqiptare. Ka shumë klishe e stereotipe. Ka një diferencë mes realitetit të shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri si dhe perceptimit në shtete të tjera.

Next Post
Kreu i Task-Forcës: Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi

Kreu i Task-Forcës: Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In