• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Aktakuzat ndaj Donald Trump: Tre rastet e blerjes së heshtjes

by A R
05/04/2023 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuzat penale me të cilat përballet Donald Trump në Nju Jork rrjedhin nga tre raste të veçanta, ku ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë bërë pagesa për të blerë heshtjen e tre individëve gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016.

Pagesat, thotë aktpadia, u bënë për të blerë heshtjen e dy grave që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie intime me Trump, shumë vite më parë, dhe një pagesë për të blerë heshtjen e një punonjësi të kullës Trump, i cili pretendonte se Trump kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore.

Trump është akuzuar për 34 vepra penale të falsifikimit të të dhënave të biznesit. Më herët të martën ai u dorëzua pranë autoriteteve në Nju Jork dhe deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave.

Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, tha gjatë një konference shtypi se rasti historik i zyrës së tij kundër ish-Presidentit Donald Trump synon të “sigurojë që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, ndërsa bëri të njohura akuzat.

RASTI I PUNONJËSIT NË KULLËN TRUMP

Fillimisht, prokurori Bragg foli për rastin që përfshinte një ish-roje të kullës Trump, i cili ishte paguar 30,000 dollarë pasi ai pretendonte se kishte të dhëna që Trump kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore.

Ish-punonjësi Dino Sajudin u pagua nga kompania mëmë e tabloidit “National Enquirer” në këmbim të nënshkrimit mbi të drejtat e përhershme (të lajmit të shitur nga ai) lidhur me thashethemet se presidenti kishte një fëmijë me një punonjëse në “Trump World Tower”, një gradaçelë në pronësi të Trump që ndodhet pranë Kombeve të Bashkuara.

Në bazë të kontratës mes zotit Sajudin dhe firmës “American Media Inc.”, zoti Sajudin nuk mund të flasë për thashethemet apo kushtet e marrëveshjes së tij ose përndryshe duhet të paguajë një milion dollarë.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press në gusht të vitit 2017, gruaja në qendër të thashethemeve mohoi të kishte pasur lidhje me Trump.

KAREN MCDOUGAL

Prokurori përmendi gjithashtu edhe rastin e ish-modeles së revistës “Playboy”, Karen McDougal, e cila mori 150,000 dollarë nga firma “American Media Inc.”, pasi pretendoi se kishte një lidhje 10-mujore me Trump në mesin e viteve 2000.

Paratë ishin për të blerë të drejtat e lajmit nga aktorja McDougal, por në fakt që të mos publikohej kurrë, një praktikë e njohur si “kap dhe asgjeso”, tha prokurori.

Kompania mëmë e tabloidit “National Enquirer” e ka pranuar se pagesat janë bërë posaçërisht për të ndihmuar fushatën presidenciale të Trump.

Prokurori Bragg tha se Trump i tha “në mënyrë eksplicite” avokatit Michael Cohen, i cili më parë punonte për Organizatën Trump, që të rimbursonte me para kesh firmën “American Media Inc.”. Më pas, avokati Cohen i sugjeroi Trump se pagesa duhet të bëhej nga një kompani guaskë.

Marrëdhëniet e supozuara mes aktores McDougal dhe Trump u mbajtën të fshehta deri pas publikimit të një shkrimi nga gazeta “Wall Street Journal”, disa ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Trump i ka hedhur poshtë pretendimet e saj.

STORMY DANIELS

Rasti i tretë përfshin aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels, e cila u pagua 130,000 dollarë në këmbim të heshtjes së saj, për siç thuhet, për një takim intim me Trump në Liqenin Taho të Nevadës në vitin 2006. Trump i ka hedhur poshtë akuzat.

Prokurori Bragg tha se 12 ditë përpara zgjedhjeve më 8 nëntor 2016, avokati Cohen i kishte dërguar 130,000 dollarë avokatit të aktores Daniels duke përdorur një korporatë guackë të financuar përmes një banke në Manhatan.

Aktorja e filmave pornografikë, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, u pagua pasi njoftoi se ishte e gatshme të fliste ose me tabloidin “National Enquirer” ose në televizion, për të konfirmuar takimin intim.

Në prill të vitit 2018, zoti Trump këmbënguli para gazetarëve në avionin presidencial “Air Force One” se ai nuk kishte dijeni për pagesën e bërë për aktoren Daniels përmes avokatit Cohen.

Por prokurori Bragg tha të martën, gjatë konferencës së shtypit, se zoti Trump e rimbursoi avokatin Cohen pas fitores së tij në vitin 2016 me para nga dy burime: një trust që mbante asetet e Organizatës Trump dhe nga llogaria e tij personale bankare.

TRUMP NË FLORIDA

Ish-Presidenti Donald Trump thotë se seanca e së martës në gjykatë “ishte shokuese për shumë njerëz pasi nuk kishte asgjë të re, dhe për rrjedhojë, pa baza”. Trump shkroi në rrjetin social ndërsa po udhëtonte me avion nga Nju Jorku drejt rezidencës së tij në Florida.

“Praktikisht, çdo ekspet ligjor është shprehur se çështja nuk ka baza. Nuk është bërë asgjë në rrugë të paligjshme”, shkruante Trump.

Avioni i Trump mbërriti në Florida dhe autokolona e tij u drejtua për në rezidencën e tij Mar-a-Lago ku qindra mbështetës po e presin. Trump pritet të flasë pas mbërritjes në rezidencë./VOA

Next Post
Dita e tretë e gjyqit në Hagë për ish-krerët e UÇK, sot mbrohet Jakup Krasniqi

Dita e tretë e gjyqit në Hagë për ish-krerët e UÇK, sot mbrohet Jakup Krasniqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Arkëtimet në buxhet kalojnë shifrën 484 miliardë lekë, të ardhurat rriten me 11.8% në 7 muaj!

August 25, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Shtatori muaj i ‘nxehtë’ politik, Kuvendi nis më datë 8! Nga Territorialja e Zgjedhorja, te zgjedhjet lokale, ndryshimet në Qeveri dhe ligjet e BE

August 25, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Komunikimi pa komunitet

August 25, 2026

ILD ‘pushtohet’ nga ankesat e qytetarëve për magjistratët, 25 në muaj! 151 të hetuar dhe 58 kërkesa për procedim disiplinor

August 25, 2026
Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

August 25, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Normalizohet situata e zjarreve, vetëm 5 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Aksione në Dajt, Dibër, Bulqizë e Librazhd, s’ka rrezik për banesat

August 25, 2026
Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

August 25, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

August 25, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kurthi i Kurtit për Republikën: Pse fitorja në zgjedhje nuk të bën pronar të shtetit

August 25, 2026
Erdoğan: Armiqtë tanë kanë plane, por edhe ne kemi! Ndërtimi i Shekullit Turk ka filluar -

Erdoğan: Armiqtë tanë kanë plane, por edhe ne kemi! Ndërtimi i Shekullit Turk ka filluar –

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com