• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aktakuza e SPAK: Si Jamarbëri e Argita blenë tokë me çmim të lirë dhe ia shitën shtrenjtë Damir Fazlliçit

by A M
15/09/2024 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëdhënia e Argita Malltezit me Damir Fazlliç është një nga pikat e akuzës së SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të cilët janë marrë zyrtarisht të pandehur. Sali Berisha akuzohet për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij për korrupsion dhe pastrim parash. Në dokumentin e akuzës prej 500 faqesh, SPAK ka analizuar të gjitha marrëdhëniet e biznesit të Jamarbër dhe Argita Malltezit, transaksionet për pasuritë e paluajtshme, ndërsa një kapitull analizohen marrëdhëniet e tyre të biznesit me Damir Fazllic.

Ndër të tjera, në dosje thuhet se:

Në vitin 2007 rezulton se Jamarbër Malltezi nis blerjen e disa tokave. Të gjitha kontratat lidhen përpara noteres M.I. Në muajt korrik-gusht 2007, ai arrin të bëhet pronar i një sipërfaqeje toke arë prej 3885 m2 të blerë në vlerën e 18 981 600 lekë. Këtë tokë ai ia shet brenda muajit shtator 2007 shoqërisë Alpha me ortak të vetin dhe administrator shtetasin serb Damir Fazllic, kundrejt një çmimi shumë herë më të lartë, konkretisht 396 235 euro. Shoqëria Alpha krijohet në muajin maj 2007 dhe ekspert kontabël caktohet Shpresa Brecani, mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Marrëdhënia kontraktore më sipër nxjerr në pah – thekson SPAK – lidhjet që Argita Malltezi ka pasur me shtetasin Damir Fazllic. Një fakt të tillë e ka konfirmuar dhe Flutura Kola, e cila ka deklaruar se Fazllic e ka njohur në periudhën tetor – nëntor 2006 në zyrën e saj pasi ia ka prezantuar kolegia e saj, Argita Malltezi. Referuar deklarimit të Flutura Kolës, por edhe akteve të administruara, rezulton se me VKM nr.703, datë 23 prill 2008, nënshkruar nga Ministri i METE Genc Ruli dhe kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, është miratuar studimi “Zhvillimi i integruar në sinergji i zonës energjetike dhe industriale të Porto Romanos, Durrës.”

Nisur nga të dhënat që dispononin – thekson SPAK – Flutura Kola dhe bashkëshorti i saj Florenc, si dhe Jamarbër e Argita Malltezi, duke qenë në dijeni të zhvillimit që do të pësonin pronat e ndodhura në vendin e quajtur fshati Rinia, kanë vendosur të blejnë toka nga pronarët dhe t’ja shesin më pas Damir Fazllic.

“Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola, e cila evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera. Është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi. Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione,” thekson SPAK.

Jamarbër Malltezi akuzohet zyrtarisht për korrupsion kryer në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, ish-kryeministër, si dhe për pastrim parash. Damir Fazllic, biznesmen i huaj, ka pasur raste që ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.vna.al

Next Post
Reshje shiu dhe luhatje temperaturash, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Reshje shiu dhe luhatje temperaturash, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In