• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Akt i rëndë i dhunimit të vlerave njerëzore”, reagimi i Akademisë së Shkencave pas Nobelit për Handke

by Java News
11/10/2019 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka reaguar pas dhënies së çmimit Nobel për letërsinë për shkrimtarin Peter Handke. Me një letër, drejtuar Akademisë së Shkencave në Suedi thuhet se ky është një akti i rëndë i dhunimit të vlerave njerëzore.

“Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë paraqet mospajtimin dhe indinjatën e saj, pasi në vlerësimin tonë ky është një akt i rëndë i dhunimit të vlerave njerëzore”, thuhet në letër.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë thotë se prej vitesh i është shmangur interpretimeve për mosdhënien e meritur të këtij çmimi, shkrimtarit Ismail Kadare.

“Duke qenë prej shumë vitesh propozuese ngulmuese e kandidaturës së shkrimtarit shqiptar me reputacion të gjithëvlerësuar botëror Ismail Kadare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë u është shmangur, edhe pse me mundim, interpretimeve të kësaj jurie, duke mos dashur të gjykohet si palë e cenuar”

Sipas Akademisë, laureimi i sivjetmë, që me të drejtë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Europë e në Botë, e ka detyruara të largohet nga mirësjellja formale dhe të shprëhe  kontestimin publik, që u bashkohet shumë kontestimeve të tjera.

“Akademia motër Suedeze e Shkencave, në raste të mëparshme të vendimeve të diskutueshme të jurive të saj, me të drejtë ka lënë të kuptohet se është në parimet e saj që Nobeli i letërsisë është çmim talenti dhe qytetarie. Dhënia e një çmimi të tillë mund të arsyetohet me faktin se ai i referohet vetëm kontributit të shkrimtarit në letërsinë botërore, por në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm edhe për peshën politike që mbart çmimi Nobel. Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të duksme të kodit të etikës. E njëjta Akademi që akordon vit për vit çmimin Nobel të Paqes nuk mund t’i lejojë vetes të inkurajojë me Nobelin e Letërsisë urrejtjen dhe konfliktin”.

 

Akademia e Shkencave thotë se nuk vlerën e veprës letrare të fituesit të Nobelit të sivjetëm, por thotë se i dëshpëron braktisja e parimësisë në gjykim nga juria e këtij çmimi, duke mbyllur sytë para inkurajimit të hapur që ai i ofroi makinerisë së urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve të frymëzuar prej një njeriu të dënuar për krime të rënda kundër Njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Ndaj pyetja që ngre Akademia është është: A mund të besohet më kjo “parimësi”?

“Prej kohësh janë paraqitur dyshime për moralin e Nobelit në Letërsi. Ka ndodhur që juria e këtij çmimi të lartë ka konsideruar edhe opinionet; ka ndodhur edhe e kundërta, që, në emër të idealeve, ideologjive, qendrimeve vetjake politike, të bëhet para-përzgjedhje, duke përjashtuar edhe kryemjeshtër të artit të fjalës. Siç ka ndodhur që talente të jashtëzakonshëm në letërsi të rezultojnë, shumë kohë pas shpalljes fitues, që kanë pasur implikime okulte në jetën shoqërore. Por nuk ka ndodhur ndonjëherë që frymëzuesit e ideologjisë primitive të urrejtjes dhe armiqësisë etnike të laureohen duke ua amnistuar përgjegjësitë e tyre të mirënjohura si famëkeqe prej kohësh botërisht“, sqaron Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. /l.m

Next Post
Marsida flet nga dritarja: Dritani ka vrarë dy policë në Greqi. I drejtoi armën djalit tim. Bledari duhet të ngrihet në detyrë

Marsida flet nga dritarja: Dritani ka vrarë dy policë në Greqi. I drejtoi armën djalit tim. Bledari duhet të ngrihet në detyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët, a rrezikohet vendi nga agjentët sekretë të Moskës?

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët, a rrezikohet vendi nga agjentët sekretë të Moskës?

September 4, 2026
“Ambicia dhe vendosmëria jonë është e qartë”- Ministri Hoxha takohet me ministrat e BE për Çështjet Evropiane: Shqipëria ka hyrë në fazë vendimtare!

“Ambicia dhe vendosmëria jonë është e qartë”- Ministri Hoxha takohet me ministrat e BE për Çështjet Evropiane: Shqipëria ka hyrë në fazë vendimtare!

September 4, 2026
Pas gjashtë javësh pushime, Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

Pas gjashtë javësh pushime, Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

September 4, 2026
Vatër zjarri edhe në Qinam të Tiranës, flakët pranë depos së lëndëve plasëse, aksion për shmangien e pasojave!

Vatër zjarri edhe në Qinam të Tiranës, flakët pranë depos së lëndëve plasëse, aksion për shmangien e pasojave!

September 4, 2026
Dy truprojat e ministrit në përplasjen e biznesmenëve në Vlorë? Reagon Nufi: Nuk janë badigardë por Policë Ushtarakë! U pezulluan, përgjegjësia personale

Dy truprojat e ministrit në përplasjen e biznesmenëve në Vlorë? Reagon Nufi: Nuk janë badigardë por Policë Ushtarakë! U pezulluan, përgjegjësia personale

September 4, 2026
Situatë alarmante nga zjarri në Radostinë, flakët i afrohen shtëpive, nis dhe evakuimi i banorëve! Kërkohet ndërhyrje nga ajri (FOTO)

Situatë alarmante nga zjarri në Radostinë, flakët i afrohen shtëpive, nis dhe evakuimi i banorëve! Kërkohet ndërhyrje nga ajri (FOTO)

September 4, 2026
TOPI I ARTË/ Ja emrat e 30 finalistëve, Mesi e Ronaldo kërkojnë trofeun e gjashtë personal

Topi i Artë 2026, të martën shpallen 30 finalistët e edicionit të 70-të! Mister fituesi, ja se si do votohet

September 4, 2026
Klasikja Inter-Napoli, Chivu: Allegri është fitues, vitin e kaluar më mundi dy herë, por…

Klasikja Inter-Napoli, Chivu: Allegri është fitues, vitin e kaluar më mundi dy herë, por…

September 4, 2026
“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë” – Dje mori detyrën, ambasadorja e BE në Tiranë jep mesazhin e parë: Jam këtu për të mbështetur çdo hap drejt integrimit (VIDEO)

“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë” – Dje mori detyrën, ambasadorja e BE në Tiranë jep mesazhin e parë: Jam këtu për të mbështetur çdo hap drejt integrimit (VIDEO)

September 4, 2026
Migracioni në BE, pesë shtete anëtare synojnë marrëveshje për “qendrat e kthimit” jashtë bllokut brenda vitit

Migracioni në BE, pesë shtete anëtare synojnë marrëveshje për “qendrat e kthimit” jashtë bllokut brenda vitit

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com