• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni i ujit, qytetarët i përgjigjen thirrjes për kontrata të reja me UKT

by Java News
23/01/2018 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të aksionit kundër lidhjeve të paligjshme dhe shpërdorimit të ujit të pijshëm të nisur që në Korrik 2017, Bashkia e Tiranës me grupet e saj të punës, janë në terren për të bërë verifikimin e rasteve të shkeljeve, ndërsa në pikat e UKT-së është rritur numri i qytetarëve të cilët janë paraqitur për pagimin e faturave të prapambetura dhe lidhjen e kontratave të reja.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ishte i pranishëm sot në pikën e UKT pranë Rr. Bardhyl, ku u bëri thirrje qytetarëve që deri më 31 janar të formalizojnë lidhjet e tyre.

“UKT-ja, si pjesë e fushatës mbarëkombëtare për reformën e ujit, ka nisur prej kohësh aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, si dhe lidhjen e kontratave të reja, për të gjithë ata qytetarë apo kompani që kanë lidhje uji të paligjshme. Ka pasur një përgjigje shumë të madhe nga ana e njerëzve për të gjithë këtë sipërmarrje dhe gjatë këtyre dy ditëve, vërtet kemi një volum shumë të madh njerëzish në secilën prej pikave të kujdesit ndaj klientit.

U bëjmë thirrje qytetarëve që deri në datën 31 janar të aplikojnë dhe të lidhin kontratat e tyre”, tha Mazniku.

Nga muaji shkurt, grupet e taks-forcës do të jenë në terren për t’i dhënë fund vjedhjes së kësaj pasurie publike. Nënkryetari Mazniku shprehu vullnetin e Bashkisë së Tiranës për disiplinimin e përdorimit të ujit dhe përmirësimin e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm. “Kontrollet do të vijojnë gjatë muajit shkurt dhe mars; lidhjet e paligjshme do të ndërpriten, qofshin këto për biznese apo individë.

UKT-ja është angazhuar që ky proces të jetë sa më i butë, sa më i mirë, por nga ana tjetër mbetemi të vendosur që çdo person, i cili merr shërbimin e ujit, çdo kompani që merr shërbimin e ujit, ta paguajë atë në mënyrë të rregullt. Uji është një shërbim, i cili kushton për t’u ofruar, ndaj dhe duhet paguar nga kushdo”, nënvizoi Mazniku.

Prej korrikut, kur ka nisur edhe aksioni, arkëtimet janë rritur me 17%. Mazniku tha se deri me datën 31 Dhjetor 2017 janë evidentuar dhe është bërë ndërprerje e furnizimit me ujë në 5,935 subjekte familjare apo privatë, që furnizohen me ujë nëpërmjet lidhjeve të paligjshme. “Edhe muajt e shkuar kanë qenë mjaft të suksesshëm, për sa i përket UKT-së në këtë fushë.

Kemi pasur më shumë se 9454 kontrata të reja, kemi ndërprerë më shumë 5935 lidhje të paligjshme dhe për rrjedhojë ka pasur një shtim të qytetarëve që kanë ardhur për të lidhur kontratat e tyre. Gjatë kësaj periudhe, janë vendosur 24702 ujëmatëse të rinj dhe janë bërë marrëveshje më shumë se 3300 njerëz të rinj, të cilët kanë pasur debi të vjetra pranë UKT-së, por UKT-ja ka bërë një marrëveshje për pagesën e këtyre debive për një afat të gjatë, nëpërmjet kësteve, si një pjesë e shtuar në faturën normale të muajit”,shpjegoi ai.

Përmirësimi i efiçencës dhe një administrim më i mirë i ndërmarrjes së UKT, do t’i hapë rrugën realizimit të investimeve të rëndësishme që do të garantojnë ujë të pijshëm 24 orë në ditë për konsumatorët e kryeqytetit.

“Kjo është një masë shumë e rëndësishme për sa i përket reformës së ujit në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë, sepse vetëm duke siguruar që çdo person dhe çdo kompani, i cili ka një lidhje, ta paguajë atë, mund të sigurojmë një shërbim më cilësor për të gjithë qytetarët që kanë qenë pagues të rregullt gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Mazniku, i cili ndoqi nga afër edhe aksionet në terren të grupeve të punës për prerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm./a.ç

ukt

Next Post
Ilir Beqaj: “Hahet mirë dhe lirë”! A na mjafton kjo kornizë e ofertës turistike?

Ilir Beqaj: “Hahet mirë dhe lirë”! A na mjafton kjo kornizë e ofertës turistike?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com