• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni i ujit, qytetarët në nevojë nuk do të paguajnë lidhjen e sahatin

by Java News
26/01/2018 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që shteti po përgatitet për një aksion në fushën e lidhjeve të ujit të pijshëm në mbarë vendin, të ngjashëm me atë që u ndërmorr disa vite më parë për abuzuesit e energjisë elektrike, qeveria ka vendosur të lehtësojë 100% të gjithë qytetetarët në nevojë.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 12 janar, këta qytetarët do të përfitojnë subvencionimin e tarifës së lidhjes së kontratës dhe të vendosjes së matësve të ujit. Vendimi e shtrin fuqinë e tij që nga dita e parë e këtij viti.

Kush përfiton
Sipas këtij Vendimi, kategoritë në nevojë, që përfitojnë nga subvencionimi i lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së matësve të ujit, janë si më poshtë vijon. Së pari, do të përfitojnë familjet, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, sipas përcaktimeve të ligjit për ndihmën dhe shërbimet shoqërore dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Po kështu, përfitojnë familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Familjet e përcaktuara si më sipër, të cilat nuk disponojnë një kontratë të lidhur me ujësjellës-kanalizimet sh.a., do të përfitojnë lidhjen e kontratës së ujit pa pagesë. Po kështu, ato familjet sa më sipër, të cilat nuk janë të pajisura me matës të ujit në banesë, do të përfitojnë vendosjen e matësve pa pagesë.

Nga ana tjetër, nuk do të paguajnë për lidhjen e ujit dhe matësin as kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Listat dhe afatet
Listat e familjeve, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, sipas përcaktimeve të ligjit për ndihmën dhe shërbimet shoqërore dhe familjeve që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar, shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve do t’i marrin zyrtarisht brenda shtatë ditëve të para të muajit nga bashkia e zonës së shërbimit të ujësjellës-kanalizimeve sh.a., në bazë të të cilave të bëhen lidhja e kontratës dhe vendosja e matësve.

Ndërsa listat e familjeve që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar dhe të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar, çdo bashki do t’i marrë zyrtarisht brenda shtatë ditëve të para të muajit nga agjencitë e sigurimeve shoqërore dhe do t’i vendosë në dispozicion të ujësjellës-kanalizimeve sh.a., në bazë të së cilave do të bëhet lidhja e kontratës dhe e vendosjes së matësve.

Next Post
Ndryshimi i akuzës për atentatorin e Çapjave, kryeprokurorja Marku nis inspektim

Ndryshimi i akuzës për atentatorin e Çapjave, kryeprokurorja Marku nis inspektim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In