• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni te Unaza e Re, PD: Kallëzim kundër policisë dhe IKMT-së, pasi dhunuan banorët

by Java News
13/11/2019 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka deklaroi se do të depozitojë një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj drejtuesve dhe punonjësve të Policisë dhe IKMT për dhunim të banorëve të Astirit ditën e djeshme, kur u ndërhy për shembjen e banesave që preken nga projekti i Unazës së Re. Paloka akuzoi edhe prokurorinë kur tha se nuk e heton aferën e Unazës sepse hetimi i pavarur çon në burg Edi Ramën.

“Çdo punonjës policie, që i urdhëruar nga Edi Rama, Erjon Veliaj dhe Sandër Lleshi, për të sulmuar në mënyrë kriminale banorët dhe për t’u rreshtuar në anën e krimit, duhet ta ketë të qartë: Do të trajtohet si kriminel shumë shpejtë. Dita e përballjes me ligjin nuk është e largët.

Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune, ndaj cdo drejtuesi dhe punonjësi policie që ka qenë dje në shërbim të krimit dhe jo në shërbim të ligjit. Edi Rama dhe veglat e tij në prokurori mund të vonojnë vënien e drejtësisë në vend, por nuk do t’ia dalin ta pengojnë dot. Korrupsioni me këtë projekt do të ndëshkohet. Dhuna ndaj banorëve do të ndëshkohet” tha ai.

Ditën e djeshme në momentin që u ndërhy për të prishur banesat, banorët nisën të qëllojnë me gurë drejt forcave të Policisë. Nga tensionet e krijuara mbetën të lënduar 5 punonjës policie dhe 8 banorë të cilët u dërguan për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deklarata e plote e Edi Palokes

Dje regjimi i Edi Ramës dhunoi në mënyrë barbare banorët e Unazës së Re. Fëmijë, gra dhe të moshuar, u bënë viktima të dhunës, me arsyen e vetme se mbronin shtëpitë e tyre, nga projekti korruptiv 40 milion euro i Edi Ramës.

Banorët e Unazës janë viktima të korrupsionit të Edi Ramës. Nuk bëhet fjalë as për projekt zhvillimi dhe as për ndërtimin e një rruge të re.

Shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e Unazës së Re po dhunohen për shkak të babëzisë së Edi Ramës për të vjedhur 40 milion euro nga ndërtimi i rrugës, dhe jo se po pengojnë ndonjë projekt në dobi të qytetit.

Shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e Unazës së Re po u shkatërrohet i gjithë mundi dhe djersa e tyre, për shkak të lejeve të ndërtimit që ka dhënë Edi Rama dhe Erjon Veliaj në atë zonë. Që pallatet e ndërtuara me paratë e drogës dhe korrupsionit të kenë vlerë të lart, duhet të dalin në vijë të parë. Kjo është arsyeja e vërtetë e shembjes së qindra shtëpive e bizneseve në atë zonë, pa asnjë kundërshpërblim.

Të gjithë e mbajnë mend sesi falë betejës së këtyre banorëve u zbulua një aferë e padëgjuar kurrë në Shqipëri. Një firmë fantazëm arriti me ndihmën e Edi Ramës të fitonte një tender, duke falsifikuar firmën dhe dokumentat e autoriteteve amerikane.

Asnjë i arrestuar për këtë aferë korruptive. Asnjë i arrestuar për këtë falsifikim.

Prokuroria e kontrolluar nga Edi Rama, që burgos banorët që mbrojnë të drejtat e tyre, ka 1 vit që mban pa hetuar dosjen e korrupsionit gjigand me projektin e Unazës së Re.

Pse nuk hetohet kjo dosje? Pse nuk është askush në burg për këtë aferë korruptive?

Përgjigjia është e njohur: Hetimi i plotë dhe i pavarur i kësaj afere, çon në burg Edi Ramën, njeriun përgjegjës për këtë aferë.

Prandaj ai urdhëron dhunimin e banorëve. Prandaj ai përdor Policinë kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Prandaj përdor median për të bërë propagandë se banorët po pengojnë zhvillimin e qytetit.

Banorët janë në mbrojtje të të drejtës së tyre! E drejta e pronës është themeli i një shoqërie demokratike. Kushdo prej tyre ka të drejtën të kompensohet për shtëpinë apo biznesin e tij. Këto thotë Kushtetuta. Këtë thotë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Është e qartë se në shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama, ligji dhe Kushtetuta nuk kanë asnjë vlerë, sa kohë pengojnë hajdutërinë dhe korrupsionin e kësaj Qeverie.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë dhe e ripërsërit: Çdo centimetër katror i pronës së banorëve të Astirit do të kompensohet me vlerën e tregut. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë. Ky ka qenë zotimi ynë me shkrim. Ky do të jetë veprimi ynë i parë në qeverisje.

Çdo punonjës policie, që i urdhëruar nga Edi Rama, Erjon Veliaj dhe Sandër Lleshi, për të sulmuar në mënyrë kriminale banorët dhe për t’u rreshtuar në anën e krimit, duhet ta ketë të qartë: Do të trajtohet si kriminel shumë shpejtë. Dita e përballjes me ligjin nuk është e largët.

Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune, ndaj cdo drejtuesi dhe punonjësi policie që ka qenë dje në shërbim të krimit dhe jo në shërbim të ligjit.

Edi Rama dhe veglat e tij në prokurori mund të vonojnë vënien e drejtësisë në vend, por nuk do t’ia dalin ta pengojnë dot.

Korrupsioni me këtë projekt do të ndëshkohet.

Dhuna ndaj banorëve do të ndëshkohet.

Next Post
“Lonely Planet” për Tiranën/ Qyteti ku historia bashkohet me kënaqësitë

"Lonely Planet" për Tiranën/ Qyteti ku historia bashkohet me kënaqësitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In