• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksioni/ Shkërmoqet banda kriminale shqiptare në Spanjë, koka e grupit xhaxhai dhe nipi, 9 persona në pranga

by Java News
03/08/2023 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Garda Civile e Alicantes në Spanjë ka arrestuar 9 persona të cilët ishin pjesë e një bande me drejtues shqiptarë, të dedikuar për kultivimin e marijuanës dhe dërgimin e saj më pas në vendet evropiane. Organi kompetent gjyqësor ka urdhëruar dënimin me burg për 8 prej anëtarëve të kësaj organizate.

Hetimet nisën në dhjetor të vitit të kaluar, kur Garda Civile mori informacion për praninë e një organizate kriminale me origjinë shqiptare të dedikuar për kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura në provincën e Alicante.

Pas vëzhgimeve të kujdesshme, agjentët kanë arritur të identifikojnë anëtarët e grupit kriminal dhe të zbardhin rolet dhe funksionet e tyre.

Në skalionin e parë të bandës ndodhej xhaxhai dhe nipi i tij, të dy shqiptarë dhe të konsideruar si drejtues të grupit, të cilët kishin edhe një Urdhër arresti europian nga autoritetet gjyqësore italiane për akte të ngjashme.

Nën komandën e tij, ishin pesë persona të ngarkuar për mbikëqyrjen dhe kujdesin e plantacioneve, duke garantuar gjithashtu sigurinë kundër grabitjeve të mundshme nga bandat e tjera. Dy persona të tjerë ishin në krye të detyrave logjistike.

Gjatë katër kontrolleve të njëkohshme që u kryen në Alicante, Altea dhe Castalla, organizata kriminale u çmontua. U arrestuan nëntë burra me kombësi shqiptare, greke dhe italiane, të moshës nga 21 deri në 58 vjeç. Gjithashtu, janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1592 bimë marihuanë, 1005 euro para të gatshme, material për kultivim dhe 2 automjete të tipit të lartë.

Në momentin e arrestimit, njëri prej drejtuesve tentoi të ikte nga një ballkon, por më në fund u ndalua nga agjentët në tarracën e një shtëpie aty pranë./m.j

Next Post
Ish-presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç: E vetmja gjë me vlerë e Abazoviç është se ai është shqiptar

Ish-presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç: E vetmja gjë me vlerë e Abazoviç është se ai është shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In