• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni për ujin, Veliaj: Jo më tolerime, duhet paguar

by Java News
05/02/2018 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri më 28 shkurt, të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që të lidhin pa asnjë penalizim kontratat e reja me UKT, duke formalizuar lidhjet e tyre. Nga mjediset e Akademisë së Policisë së Shtetit, nisi zbatimi i marrëveshjës midis Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, “Për formimin dhe kualifikimin e punonjësve të Policisë Bashkiake, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se nuk do të tolerohet askush që vjedh ujin e pijshëm të qytetarëve.

“Dua t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, por sidomos atyre që janë biznesmenë dhe që përdorin ujin e pijshëm për të fituar para. Paguajeni sepse nuk do të tolerohet më. Kanë filluar arrestimet e para të atyre sipërmarrësve që vetë bëhen milionerë kur e lënë Tiranën pa ujë. Deri në datën 28 shkurt, çdo qytetar ftohet të shkojë dhe të lidhë kontratën me UKT, jo vetëm në Tiranë, por në 61 bashkikë e Shqipërisë. Kam parë skema të dërguara nga Policia e Shtetit dhe Policia bashkiake të vjedhjeve spektakolare të ujit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se deri më 28 shkurt do të vijojë fushata sensibilizuese për konsumatorët familjarë që të paraqiten pranë pikave të hapura të Ujësjellës Kanalizimeve për të formalizuar lidhjet e tyre.

Veliaj theksoi se ky aksion i ndërmarrë në rang kombëtar për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm ka mbështetjen e mbi 90% të qytetarëve dhe se Bashkia e Tiranës është e vendosur për t’i shkuar deri në fund ndërprerjeve të lidhjeve të paligjshme të ujit. “Mbi 90% e njerëzve në Shqipëri e do shtetin, e do vendin, e do Shqipërinë, e do Tiranën, dhe i paguan detyrimet. E kupton që vjedhja është diçka jo etike, jo e ligjshme, jo e ndershme. Për sa kohë që shumica e qytetarëve e do rendin, rregullin, shtetin, ligjin, e do uniformën sepse te uniforma shikon garancinë e mbrojtjes së familjes së vet, unë them të bëhemi me shumicën. Në çdo vend ekziston një pakicë histerike, që për çdo vepër të zbatimit të ligjit fillon e ulëret. Por shtetet serioze dinë të bëjnë diferencën midis një minorance që bën zhurmë dhe një shumice që është e heshtur, por e ndershme dhe do që gjërat t’i shkojnë mbarë”, nënvizoi ai.

Bashkia e Tiranës është ndërkohë në mes të një fushate të jashtëzakonshme që ka të bëjë me disiplinimin e një produkti jetik sikurse është uji. Në të gjithë kryeqytetin po kryhen verifikime për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme me fokus tek bizneset.

“Kush lexon mediat ndërkombëtare, e kupton që betejat e së ardhmes, debatet e së ardhmes dhe nëse doni ta quani edhe luftërat e së ardhmes, nuk do jenë më për naftë, do jenë për ujin, i cili është një nga produktet që ne e kemi me bollëk dhe që e abuzojmë në mënyrën më spektakolare. Kjo është arsyeja pse Bashkia e Tiranës është renditur e para në mbështetje të nismës së kryeministrit për të menaxhuar gjithashtu sektorin e ujit, ashtu siç u bë me sektorin e energjisë elektrike”, tha Veliaj, ndërsa e cilësoi të patolerueshme situatën që dikush i cili shfrytëzon ujin e pijshëm për të biznesin e tij, të vjedhë këtë pasuri të qytetarëve duke mos paguar.

“Unë e kuptoj, asnjë njeri nuk do të shohë dikë që arrestohet, asnjë nuk i jep kënaqësi të shohë dikë që çohet me pranga në komisariat. Ama, po ashtu nuk është fare bukur që dikush që ka një hotel me 5 yje nuk paguan ujin dhe vjedh ujin e pijshëm, duke lënë familje të tëra pa ujë. Nuk ka asnjë arsye pse dikush që është biznesmen i fushës së ujit, në fakt, e vjedh ujin nga rrjeti, i vë një etiketë dhe e shet, e pastaj thotë jam gjynah. Jo nuk është gjynah, nuk mund të vidhet uji i pijshëm në një vend i cili ka kaq shumë nevojë, sidomos në qytetin tonë”, deklaroi Veliaj, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në këtë aksion të përbashkët.

Por krahas aksionit për ujin e pijshëm, Bashkia e Tiranës paralajmëron dhe disiplinimin e zhurmës nga lokalet duke ndarë zonat rezidenciale nga zonat e argëtimit. “E njëjta gjë ndodh jo vetëm me zaptimet e rrugëve, por edhe me muzikën e lartë. Ka ardhur koha që në Tiranë të kemi një diferencim shumë të qartë, ku janë vendet ku t’i mund të bësh aheng dhe ku është një vend tjetër ku fëmijët duhet të shkojnë të flenë sepse vjen e nesërmja për të shkuar në shkollë dhe familja duhet të ketë një paqe qoftë edhe akustike përpara se të përgatitet për ditën e re. Kemi filluar një proces me Ministrinë e Mjedisit, nën drejtimin e kryeministrit, për t’u siguruar që në qytetet tona edhe këto hapësira të sistemohen, duke i ndarë zonat rezidenciale nga zonat që janë për argëtim”, nënvizoi Veliaj.

Ai tha se Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta në Europë, fakt që konfirmohet edhe nga statistikat. “Sa herë që flitet për çështje të rendit, qoftë nga Policia e Shtetit, qoftë nga Policia Bashkiake, kori i cinikëve, skeptikëve dhe ironikëve nuk ngurron asnjëherë të përbaltin punën e uniformave të shtetit. Ishte një krenari shumë e madhe teksa pashë se si Agjencia Europiane ‘Numbeo’, që bën një indeksim të të gjithë statistikave evropiane, e nxirrte Tiranën si një nga qytetet më të sigurta sot në Europë”, tha ai, teksa bëri të ditur se nëse tre vite më parë Policia Bashkiake kryente 7 ndërhyrje në ditë, tashmë ato kanë shkuar në 700, kurse telefonatat nga 10 në ditë, sot janë mbi 100 duke e çuar në vit në 36 mijë telefonata.

Veliaj theksoi se ky është tregues i rritjes së besimit tek Bashkia dhe Policia bashkiake. “Jo se Tirana ka më shumë probleme. Edhe skeptiku, edhe dyshuesi më i madh e di që sot gjërat janë më mirë, por njerëzit raportojnë aty ku kanë besim që gjëja do të zgjidhet. Në një derë që nuk hapet kurrë askush nuk troket, në një derë që është gjithmonë e hapur trokasin të gjithë, hyjnë të gjithë dhe marrin të gjithë shërbim”, tha Veliaj.

Edhe Drejtori i Akademisë së Policisë, Bilbil Mema përshëndeti kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe vlerësoi punën e bërë në kryeqytet. “Është dita që policia e bashkisë po merr një kurrikul, po zbaton një program shumë të domosdoshëm për shërbimin e saj. Falenderoj kryetarin e bashkisë që është i pranishëm sot, pasi shumë punë janë bërë në Tiranë dhe jemi pjesë e këtij territori, por puna e sotme është shumë e rëndësishme për shërbimin që do t’i japim qytetarëve të Tiranës, një shërbim më të kualifikuar, më profesional”, deklaroi Mema.

ma.me

Next Post
Bushati i përgjigjet presidentit grek: Nuk ju intereson të na bllokoni në rrugën drejt BE!

Bushati i përgjigjet presidentit grek: Nuk ju intereson të na bllokoni në rrugën drejt BE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“‘Jo më çelësa!”/ Mesazh i fortë nga Shqipëria, Alfred Milot mahnit Bienalen me artin e tij

“‘Jo më çelësa!”/ Mesazh i fortë nga Shqipëria, Alfred Milot mahnit Bienalen me artin e tij

May 9, 2026
Të duash ndershmërisht kulturën hebraike

Të duash ndershmërisht kulturën hebraike

May 9, 2026
Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

May 9, 2026
Përfitojnë rreth 25 mijë nxënës/ BE financoi rindërtimin e 63 shkollave të dëmtuara nga tërmeti

Përfitojnë rreth 25 mijë nxënës/ BE financoi rindërtimin e 63 shkollave të dëmtuara nga tërmeti

May 9, 2026
Djegia e lokalit në Radhimë, pronarët: Është e qëllimshme, kemi konflikte me pronën

Djegia e lokalit në Radhimë, pronarët: Është e qëllimshme, kemi konflikte me pronën

May 9, 2026
Berisha akuza Gonzatos: Sillet si ambasador i Ramës, ka transmetuar trillime në Bruksel

Berisha akuza Gonzatos: Sillet si ambasador i Ramës, ka transmetuar trillime në Bruksel

May 9, 2026
LDK propozon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, Abdixhiku në garë për kryeministër

LDK propozon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, Abdixhiku në garë për kryeministër

May 9, 2026
Disqe fluturuese dhe sfera në qiell, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet për UFO-t

Disqe fluturuese dhe sfera në qiell, Pentagoni publikon pamje të reja nga dosjet për UFO-t

May 9, 2026
Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama pasiguri për 2027, BE pret reforma cilësore

Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama pasiguri për 2027, BE pret reforma cilësore

May 9, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 10 maj 2026

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In