• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Aksioni për pastrimin e Tiranës, Veliaj letër familjeve kryeqytetase

by Java News
30/08/2015 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, fton të gjithë qytetarët e Tiranës, që të premten e ardhshme, më 4 shtator, të bëhen pjesë e aksionit të madh për pastrimin e qytetit.  Ai ka nisur dje pasdite një letër familjare në çdo shtëpi, ku dhe u kërkon banorëve të Tiranës që t’i bashkohen luftës kundër zhulit, duke kontribuar vullnetarisht në një ditë të vetme.

“Unë dëshiroj t’ju ftoj edhe ju të na jepni një dorë në këtë përpjekje duke na u bashkuar në Aksionin Qytetar për Pastrimin e Qytetit, në datë 4 Shtator. Angazhimi juaj në këtë ditë, duke ndihmuar për pastrimin e rrugës apo lagjes tuaj, është garancia më e mirë për një qytet të pastër e të jetueshëmpër të gjithë. Duhet veç një palë doreza, një qese e shumë dashuri për Tiranën tonë”, shprehet Veliaj në letrën e vet dërguar qytetarëve.

Më tej në këtë letër kryetari i bashkisë i ofron qytetarëve edhe numrin e telefonit të administratorit të Njësisë Administrative, për ti shprehur çdo problem dhe shqetësim që ata kanë me mbarëvajtjen e punëve të lagjes së tyre. Po ashtu Veliaj në këtë letër ka vendosur  edhe numrin e vet të telefonit, ku qytetarët, me anë të mesazheve të shkruara, mund të shprehin pakënaqësitë e tyre në rast se administratori i Njësisë përkatëse nuk i ka dhënë zgjidhje problemeve që mund të kenë.

Më poshtë letra e plotë që kryetari i Bashkisë, Erion Veliaju ka dërguar qytetarëve të Tiranës.

E nderuar familje e Tiranës,

Gjatë këtij muaji të parë kemi nisur nga puna për ta rikthyer Tiranën në normalitet, duke filluar nga ato ndërhyrje që i kemi konsideruar si më urgjentet – pastrimi, transporti publik e hapësirat publike. Natyrisht, në kaq pak ditë veç sa kemi gërvishtur sipërfaqen e problemeve me të cilat përballet qyteti ynë. Por unë besoj se të gjithë bashkë po tregojmë ditë pas dite se aty ku ka dëshirë për të punuar dhe mbështetje nga qytetarët, nuk ka asgjë të pamundur.

Një ndër nismat tona më të rëndësishme të këtyre ditëve është ajo për pastrimin e qytetit. Po bëjmë maksimumin për të garantuar një qytet të pastër me moton #LufteZhulit. Ua kemi bërë të qartë kompanive të pastrimit se rinovimi i kontratave të tyre do të vendoset mbi bazën e anketimeve qytetare, ku ju do të vlerësoni me notë punën e kompanive. Shumë prej jush na e kanë pohuar diferencën positive.

Por unë dëshiroj t’ju ftoj edhe ju të na jepni një dorë në këtë përpjekje duke na u bashkuar në Aksionin Qytetar për Pastrimin e Qytetit, në datë 4 Shtator. Angazhimi juaj në këtë ditë, duke ndihmuar për pastrimin e rrugës apo lagjes tuaj, është garancia më e mirë për një qytet të pastër e të jetueshëm për të gjithë. Duhet veç një palë doreza, një qese e shumë dashuri për Tiranën tonë.

Për çdo informacion lidhur me këtë aksion apo gjithçka tjetër që lidhet me komunitetin tuaj, ju ftoj të lidheni me Administratorin e Njësisë, z. …. në numrin 06…. Ashtu si çdo punonjës tjetër i Bashkisë që unë drejtoj, edhe Administratori ka një detyrë të qartë: t’ju shërbejë juve, qytetarëve, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Për çdo ide apo shqetesim mund të  më kontaktoni me SMS tek numri …. dhe email: kryetari@tirana.gov.al

Duke ju falenderuar nga zemra për mbështetjen ju pres në 4 Shtator për aksionin e pastrimit të lagjes tuaj.

Next Post

Neymar: Do vazhdoj të luaj me Barcelonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama reagon ndaj Reporterëve pa Kufij: Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se i qeverisë

May 6, 2026
Një nga qytetet më të mëdha të botës po fundoset me shpejtësi. Fenomeni, i dukshëm edhe nga hapësira

Një nga qytetet më të mëdha të botës po fundoset me shpejtësi. Fenomeni, i dukshëm edhe nga hapësira

May 6, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Profesori që nuk bënte pazar në emër të karriges

May 6, 2026
“Mendova se Musk do të më godiste”, seanca gjyqësore zbulon përplasjet e forta në OpenAI

“Mendova se Musk do të më godiste”, seanca gjyqësore zbulon përplasjet e forta në OpenAI

May 6, 2026
Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

May 6, 2026
“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

May 6, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

May 6, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko: Berisha i paligjshëm në krye të PD! Salianji e mund në një pjesë të mirë të territorit

May 6, 2026
Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

May 6, 2026
Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In