Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbledhë sot në orën 19:00 Kryesinë e Partisë Demokratike.
Në këtë mbledhje të Kryesisë së PD-së, aksioni opozitar do të jetë në qendër të diskutimeve.
Ndonëse ende nuk ka një datë për nisjen e protestave, Sali Berisha dhe Ilir Meta konfirmuan dje pas një takimi që zhvilluan në selinë blu se janë në union për aksionin opozitar.
Më herët, kreu i PD-së ka lajmëruar se do të nisë protesta ku do të kërkojë largimin e kryeministrit Rama pas publikimit të çështjes “McGonigal”.
/s.f