• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni nëpër stola i opozitës!

by Dritan Hila
28/10/2023 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Të hënën opozita e Berishës ka premtuar aksion opozitar.

Varianti i parë ka qenë ai i mosbindjes civile. Ky është një lloj opozitarizmi i shpikur nga Mahatma Gandi në Indi dhe jo pa sukses. Tentoi ta aplikonte edhe Rugova në Kosovë duke bërë një vrimë në ujë dhe duke rrezikuar që të zbrazte Kosovën nga shqiptarët.

Mosbindja civile kërkon që të jesh një popullsi disaherë më e madhe nga ai që i kundërvihesh dhe mos të kesh kufij tokësorë. Ndaj pati sukses në Indi dhe fjasko në Kosovë. Pastaj nëse bëhet në Shqipëri ku opozita ka vetëm 20% të popullsisë dhe udhëheqësit të shpërndarë si zogjtë e korbit, do kthehet në komedi.

I ndodhur përballë mungesës së numrave, Berisha në votime e fsheh veten nëpër koalicione, kurse mungesën e numrave në mitingje mundohet ta fshehë në mosbindjen civile.

Këtu ka më shumë mundësi të rrisë numrat fiktivë duke e konsideruar çdo pronar kafeneje që nuk paguan tatimet apo shofer që merr gjoba si militant të mosbindjes.

Megjithatë këto vështirë se e trondisin Ramën. Ndaj ka zgjedhur luftën me karrige në Kuvend. Nuk dihet sa mund të zgjasë kjo, por ndërmjet dy alternativave:

Të përjashtohet nga Kuvendi çdo dhjetë ditë apo të zërë karrigen e Ramës sa herë e lejon garda, asnjëra nuk të çon larg. E para të defaktorizon kurse e dyta të bën gazin e botës.

Ndërkohë shumë deputetë të tij ndjejnë frymën e SPAK-ut në qafë. Dhe meqë shumë prej tyre kanë letra me hile, nuk është çudi që kur jua hipin karrigeve shohin ëndërrat e gomarit që ndërsa po e shqyente ujku thoshte “O Zot bëje ëndërr”. E sa për shqiptarët kanë kohë që presin këtë ditë, t’i shohin në zyrat e SPAK duke i mjelë nga hundët.

Next Post
Berisha kërcënon me padi Krichbaum/ Nënkryetari i PD: E papranueshme. Këto sulme i ulin kokën çdo demokrati

Berisha kërcënon me padi Krichbaum/ Nënkryetari i PD: E papranueshme. Këto sulme i ulin kokën çdo demokrati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com