• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni në burgje/ Paralajmërimi i ministrit: Do pastrohet sistemi, do heqim tavanin e moshës 35 vjeç për punonjësit

by Java News
03/02/2022 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë ka reaguar nga foltorja e Kuvendit në lidhje me operacionin e finalizuar dy ditë më parë në sistemin e burgjeve ku në pranga u vunë disa zyrtarë që kishin favorizuar të dënuarit në qeli. Manja deklaroi se ajo që ndodhi nuk është vetëm një aksion por një punë e përditshme që do të shtrihet në të gjithë sistemin e burgjeve.

“Dje u ndëshkua një grup kriminal brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve. Në rrjetë kanë rënë edhe disa punonjës të policisë së burgjeve edhe në nivele të larta. Ajo që ndodhi dje ishte një punë e nisur prej nesh dhe prokurorisë së Elbasanit. Nuk do të jetë aksion dhe as kalendar veprimtarish dhe një punë e përditshme në sistemet tona të burgjeve”, tha Manja.

Manja ka paralajmëruar se do të hiqet tavani i moshës 35-vjeç për punonjësit e policisë së burgjeve. Ai foli për reformat e ndërmarra dhe ato që të bëhen në vazhdim në sistemin peniteciar dhe kushtet për punonjësit. Ai deklaroi se nuk ka më asnjë rast të mospagesës për punën jashtë orarit dhe sigurimin e transportit për punonjësit që jetojnë larg institucionit ku punojnë.

“Zoti Piroli tani që flasim drejtoria e burgjeve është në riorganizim total. Synimi është të ristrukturojmë sistemin e karrierës në policinë e burgjeve duke përfafruar në atë të sistemit të policisë së shtetit. Qeveria ka filluar reformat. Sot që flasim kanë dalë aktet nënligjore dhe shumë shpejt do miratohet edhe rregullorja e re e burgjeve.

Nuk ka asnjë rast të mospagesës së orëve jashtë orarit. Nuk mund të lë pa përmendur trajtimin e bërë për stafin shëndetësor. Rritja për pozicionin e kryeinfermierit me 47% rritje page, pozicionin e infermierit me 33%. Një aspekt tjetër është ai i uniformave. Gjatë kësaj kohe kemi pasur dy ngjarje në Shqipëri, tërmeti dhe pandemia. Qeveria është detyruar të riorientojë fondet në sistemet më prioritar. Në rishikimin e buxhetit në korrik të këtij viti do marrim mbështetjen e duhur buxhetore për prokurimin e uniformave të policisë. Drejtoria e burgjeve ka lidhur kontrata me shoqëri transporti për punonjësit që jetojnë jashtë zonave urbane. Nuk ka asnjë punonjës të emëruar më larg se 45 km nga vendbanimi i tyre. Gjendja është stabilizuar. Kjo politikë e ndjekur janë trajtuar 140 punonjës të policisë së burgjeve”, u shpreh Manja.

Ai tha se do të nisë rikonstruksioni në të gjithë IEVP-të e vendit ndërsa ceku kushtet për mbajtjen e armëve të zjarrit nga punonjësit e policisë së burgjeve.

“Po përgatisim projektet për rikonstruksionet në të gjitha IEVP-të e vendit. Sa i takon mbajtjes së armëve të zjarrit, punonjësve të burgjeve iu ndalohet mbajtja e armëve në regjimin e brendshëm në institucion. Armët lejohen në rrethimin perimetrik dhe gjatë shoqërimit jashtë burgut. Armët jashtë burgut i mbajnë vetëm punonjësit e shoqërimit”, u shpreh ai.

g.kosovari

Next Post
Seanca për Metën në ‘Kushtetuese’/ Dervishaj: Kuvendi shkeli procedurat. Shkarkimi, hakmarrje

Seanca për Metën në 'Kushtetuese'/ Dervishaj: Kuvendi shkeli procedurat. Shkarkimi, hakmarrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In