• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Aksioni ndaj informalitetit, Ahmetaj porosit administratën fiskale: Tregoni përgjegjshmëri

by Java News
01/10/2017 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë para fillimit të aksionit kundër informalitetit, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ndau mesazhin e tij për administratën fiskale dhe inspektorët në terren.

“Aksioni anti-informalitet, nuk është një aksion për të mbledhur para për buxhetin e shtetit, sepse mbledhja e taksave dhe të ardhurave ka në themel parimin e vetëdeklarimit dhe vullnetarizmit. Aksioni anti-informalitet ka në fokus kryesisht korsinë e komunikimit dhe të edukimit të tatimpaguesit dhe sigurisht, të sondimit të zbatueshmërisë së ligjit në sektorë të ndryshëm të cilët dalin në platformën tonë të menaxhimit të riskut, me risk më të lartë sesa dilnin më parë, për shumë arsye të cilat janë të kategorizuara dhe të standardizuara brenda asaj që ne e quajmë platforma e menaxhimit të riskut”, tha ai.

Mes të tjerash ai shtoi se: “Është detyrë e administratës fiskale, e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Inspektoritatit të Punës, që të reflektojnë në terren një zbatueshmëri shumë këmbëngulëse të ligjit dhe një modesti maksimale në përqasje me qytetarët dhe sipërmarrjen, për të reflektuar filozofinë e një qeverie të tërë, e Kryeministrit, që administrata të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të sipërmarrjes. Ju garantoj që nuk do të tolerohet asnjë sjellje e padenjë, e jashtëligjshme, arrogante, e administratës tatimore, doganore apo inspektoriatit kundrejt tatimpaguesve. Kjo është taksative” -tha Ministri.

Ahmetaj thirri sot në një takim zyrtarë të lartë të Administratës Tatimore, Doganore dhe Inspektoriatit të punës së bashku me grupet e zbatimit në terren, për të ndarë udhëzimet mbi planin e veprimit dhe mbarëvajtjen e aksionit.

Grupe të përbashkëta pune do të bashkërendohen mes tatimeve doganave dhe inspektoriatit të punës, duke pasur kryesisht në fokus biznesin e madh, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe biznesin e vogël, duke realizuar kontroll të plotë në gjithë zinxhirin e transaksioneve deri tek konsumatori final. Përmes platformës së menaxhimit të riskut në DPT, janë identifikuar sektorët me risk dhe bizneset që shfaqin shmangie të përgjegjësisë tatimore e doganore, të cilët do të jene edhe subjekte kontrolli. Por Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar se paralelisht me aksionin kundër informalitetit, do të zhvillohet edhe një tjetër reformë e rëndësishme për deregulimin, në favor të lehtësimit të shërbimeve publike dhe uljes së burokracisë për sipërmarrjen dhe qytetarët.

a.ç

 

Next Post
Deputetja e PS-së merr në mbrojtje Rigertën: Opozita në sulm për t’i bërë biografinë

PD 'zbulon' të shkuarën e mirditores që përloti Kuvendin: Në 2013 ishte kandidate për deputete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com