• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni kundër informalitetit/ Basha e quan hajdut psiqik kryeministrin

by Java News
03/08/2019 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas aksionit të qeverisë kundër informalitetit i cili është shtrirë në të gjithë vendin, vjen një reagim nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ akuzon kryeministrin Edi Rama si përfitues kryesor të informalitetit.

 

Më tej kryedemokrati thotë se Rama është hajdut psiqik, vodhi të gjithë buxhetin e shtetit.  Sipas Bashës, kryeministri është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

 

“Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar grykësine dhe lluksin e Edi Ramës dhe klientëve të tij milionerë.

 

Si hajdut psiqik që është, vodhi të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, por nuk do ndalet deri sa të vjedhë edhe pikën e fundit të mundit dhe gjakut të shqiptarëve. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

 

Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.

 

Ndryshe nga Rama ne besojmë në një ekonomi të lirë dhe konkuruese.

 

Vjet në shtator ne prezantuam paketën Antimafia. Në të identifikuam kush janë përfituesit dhe abuzuesit e mëdhenj të buxhetit të shtetit si dhe rrugët që ndjek qeveria për t’i favorizuar.

 

U treguam shqiptarëve ligjet speciale Rama, taksat preferenciale Rama të aplikuara nga qeveria ndaj oligarkëve, tenderat Rama që ata kanë përfituar në kundërshti me ligjin si dhe koncesionet (PPP).

 

Ua treguam me emër shqiptarëve se kush janë ata që përfitojnë nga këto grabitje ne ligj. Në Partinë Demokratike kjo listë po shtohet e plotësohet.

 

Ky është vetëm fillimi i zgjidhjes. Do të anullojmë të gjitha politikat fiskale që janë me emër biznesi, do të lehtësojmë barrën fiskale për gjithë sipërmarrjen.

 

Mbi të gjitha do të marrim masa për të ndëshkuar mafian që fshihet pas oligarkisë. Me parimin “ndiq paranë” do të bëjmë të mundur që biznesi i ndershëm të punojë dhe të ndëshkohen abuzuesit!”- shkruan Basha.

Next Post
FOTOT/Biondja seksi, sërish nxjerr në pah format bombastike

FOTOT/Biondja seksi, sërish nxjerr në pah format bombastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In