• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni i Policisë në kampin e MEK, Salianji ‘forcon’ zërin e Berishës: Shqetësues brutaliteti i ndërhyrjes, ka tejkalim të ligjit duke përdorur forcën

by Java News
21/06/2023 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se policia ka përdorur forcë të panevojshme gjatë kontrolleve të ushtruara në Kampin e Muxhahedinëve iranianë në Manzë.

Komentet Salianji i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se nuk duhet që i gjithë komuniteti që jeton aty të marrë damkën apo të stigmatizohet për shkak të paligjshmërisë së një ose disa personave.

Ai tha se ka një tejkalim të ligjit nga ana e policisë dhe shtoi se kjo vërejtje është vënë në dukje edhe nga eksponentë ndërkombëtarë.

“Mesa kam ndjekur dhe sa jam informuar ai është një aksion i policisë sipas një vendimi gjykate. Ajo që është shqetësuese është brutaliteti që policia bën ndërhyrje të këtij lloji. Policia tregon që nuk ka kapacitetet e duhura për të zhvilluar një operacion të tillë dhe nuk ka vetëpërmbajtjen, duke e tejkaluar atë, siç e kemi parë në shumë raste të tjera ku dhunohen qytetarët për t’u nxjerrë nga banesat e tyre, dhunohen bizneset, etj. Ne do të kërkojmë të gjitha informacionet e plota nëse ka pasur dhunë, nëse rezulton i vërtetë që një person ka humbur jetën.

Nuk është askush kundër paligjshmërisë. Por kjo nuk e bën policisë që të shkojnë deri në nivelin e eleminimit fizik të njerëzve të pafajshëm, nëse ka ndodhur kështu, apo në dhunimin e një komuniteti të gjithë. Nuk mund ta marrë gjithë komuniteti damkën dhe goditjen. Po e ngremë si shqetësim që policia e shtetit ka qenë në tejkalim të ligjit duke përdorur forcan në mënyrë të panevojshme. Ka nisur një hetim dhe ne do të bëjmë gjithë pyetjet e domosdoshme dhe do e mbajmë këtë çështje në vëmendje. Pamjet e djeshme nuk i bëjnë nder as policisë dhe as Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.

Siç e thash nuk ka institucion që nuk mbështet zbatimin e një vendimi gjyqësor. Ne duhet të shohim kur kalohen kufijnë e një vendimi gjykate. Kam parë senatorë që kanë qenë të shqetësuar për këtë çështje. Edhe DASH ishte pak a shumë në këtë linjë. Për t’ju thënë edhe një element që është shumë i rëndësishëm, deklarata e ministrit Çuçi që tha ne nuk koordinohëmi me ndërkombëtarët, është e gabuar. Nga ajo që dëgjova, duket se aksioni politik është i pakoordinuar. Përsa i përket kërcënimit që ata përbëjnë, këto i dimë, ata shihen si opozita e Iranit. Shqipëria për shkak të paaftësisë të qeverisë ka rënë pre e sulmeve kibernetike nga Irani. Këto janë kërcënimet që paraqesin si kërcënim për sigurinë. Ka njerëz që kryejnë veprime të paligjshme, por nuk mund të stigmatizohen të gjithë njerëzit.

Nuk ka sesi të ketë përshkallëzim të situatës, pasi aksioni policor ka përfunduar. Policia i ka marrë kostot në public, por nëse ka kosto ligjore nëse do të vërtetohen akuzat për humbje jete, secili duhet të marrë përgjegjësitë. Edhe deklaratat e Iranit nuk duhen marrë shumë për bazë. Praktikisht Irani ka kryer një akt lufte ndaj Shqipërisë dhe gjithçka është pjesë e propagandës së tyre të brendshme dhe nuk i shërben Shqipërisë”, është shprehur Salianji./m.j

Next Post
Kurti kundër SHBA-BE, kurthi i Vuçiç që i lë ‘targën’ dhe anulimi i ‘vizave’

Escobar tha se s'ka takim Serbi-Kosovë këtë javë, Kurti: Nesër do jem në Bruksel për takimin me Vuçiç të thirrur nga Borrell

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

September 22, 2026
Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, ndërron jetë 64-vjeçari

Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, ndërron jetë 64-vjeçari

September 22, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

September 22, 2026
“Jo, faleminderit”! Sylvester Stallone refuzon rolin e “ambasadorit special” të propozuar nga Trump

“Jo, faleminderit”! Sylvester Stallone refuzon rolin e “ambasadorit special” të propozuar nga Trump

September 22, 2026
Krim i rëndë/ Sherr për një vajzë, shqiptari dhe greku vrasin të miturin në Gjermani!

Krim i rëndë/ Sherr për një vajzë, shqiptari dhe greku vrasin të miturin në Gjermani!

September 22, 2026
Duma në duart e Vladimir Putin, partia ‘Rusia e Bashkuar’ merr shumicë rekord

Duma në duart e Vladimir Putin, partia ‘Rusia e Bashkuar’ merr shumicë rekord

September 22, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

“Dihet ku është Bleona”, avokati hedh poshtë pretendimet: Sajesa të turpshme, është një mashtrim i madh…

September 22, 2026
Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

September 22, 2026
Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

September 22, 2026
Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com