• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksioni i IKMT në Golem kundërshtohet nga opozita/ Reagojnë ashpër disa prej deputetëve të PD, ja çfarë thonë

by
02/09/2022 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksionin e IKMT të ditës së sotme në bregdetin e Golemit, nuk e ka pritur mirë opozita. Deputetët kanë kundërshtuar këtë veprim duke reaguar ashpër nëpër rrjete sociale.

Reagimeve të shumta mbi aksionin e ndërmarrë sot i janë bashkuar Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka, Luciano Boci, Saimir Korreshi, Grida Duma, të cilët sulmojnë e akuzojne qeverinë dhe bëjnë thirrje për të mos heshtur.

Më poshtë reagimet e plota:

Reagimi nga Flamur Noka:

Prestige Resort viktimë e hakmarrjes së Edi Ramës. Turistët dëshmitarë.
I ka dërguar fadromën që pa zbardhur dita vetëm pse Irfan Hysenbelliu nuk pranon të bëhet frëngji mediatike që godet opozitën. Dhe këtej flet për turizëm.

Reagimi i Edi Paloka:

Nje tjeter krim i kryeministrit po konsumohet sot ne syte e te gjithe publikut. Nuk e kam fjalen thjeshte per shembjen e nje resorti turistik . As po dal ne krah te pronarit te ketij resorti , se nuk kam asnje arsye ta bej. Sigurisht ne se ky resort eshte me letra ne rregull , sic deklarojne pronaret, ky eshte krim ne vetvete ( resorti eshte aty prej shume vitesh dhe Rama ka qene vizitor i rregullt aty ). Nga nje qenie qe ka shkatrruar pa pyetur per ligj mijera banesa e biznese duke shkatrruar mijera jete pritet gjitheshka. Per nje qenie qe ka nxjerre femije e te moshuar nga shtepite e tyre me gaz ne 3 te nates, kjo nuk eshte asgje…

Po krimi qe po kryen direkt Rama eshte kercenimi dhe shantazhi ndaj mediave. Zv presidentja e “Media Focus Grup” e ka denoncuar publikisht kete fakt; Rama ka nderhyre per te ndryshuar politiken editoriale te ketij grupi mediatik, e akti i sotem eshte qartazi hakmarrje per kete grup dhe kercenim per gjithe te tjeret. Mesazhi eshte i qarte; kush nuk bindet , e peson nga shteti privat i Rames.

Vetem pak dite me pare Rama eshte denoncuar dhe nga mediat perendimore si diktator qe po sillej si Hoxha karshi mediave dhe demokracise shqiptare. Sot Rama nxitoi te jape dhe nje prove tjeter.

“Shqiperia ne Rrezik “ nuk eshte thjeshte nje sllogan po nje thirrje per te gjithe . Mos thoni sot “Nuk me duhet gje mua” se neser çmenduria e Rames do vij ne deren tende. Monstra qe e njeh veten per Zot te gjithefuqishem e ne i dukemi si skllever te tij, duhet ndalur prandaj duhet te gjithe te bashkohemi per shpetimin e ketij vendi ku po rrisim femijet tane.

Postimi nga Albana Vokshi:

Edhe Enveri do e kishte zili!!!
Sulm i pastër politik!
– Nuk është vetëm cështje shkeljesh procedurash nga IKMT.
– Nuk është vetëm cështje shkatërrimi turizmi dhe imazhi të Shqipërisë.
Është cështje lirie fjale, lirie mendimi.
Rama po kërkon të bëjë një tjetër shembull, se c’mund t’i ngjasë atyre që nuk i binden për linjën editoriale.
Nuk do ja dalë!

Statusi i Sajmir Korreshit:

Rikthimi i diktatures nuk eshte larg! Sot te jesh ne konflikt apo te mendosh ndryshe nga pushteti te kushton shume. Ti nxjerresh te palarat dhe te denosh aferat e kesaj qeverie eshte e barazvlefshme me eleminimin ekonomik dhe jo vetem.

A thua Shqiperise i prish pune vetem ky resort qe me heret i ka dhene leje?? Une mendoj qe kemi te bejme me nje ”Ora neës” te dyte.

Ska me ndarje pushtetesh. Pushteti i katert si prej vitesh vijon te quhet medja duhet te jete lepe peqe me Ed Rrypin se ndryshe te kthen shtetin kunder e ta konsideron konflikt personal. A thua se çdo organ shteteror eshte privatizuar nga Ed Zhgarravina.

Po ky hale shtet gjeti momentin ne sezon turistik me turiste ne objekt te dergoj fadeomat. Vetem nje shtet policor mund te sillet ne kete menyre dhe me nje paligjshmeri qe eshte bere rutine tashme ne kete vend. Kur e gjithe Shqiperia vijon ne paligjshmeri ne e fillojme nga ata qe kemi kundershtar qe nuk na bejne lajka nga mengjesi ne darke e nuk i vene kamerat dhe gazetaret ne dispozicion te pushtetit. Diktatura nuk ka brire. Marrja e zaptimi i gjithe pushteteve ndan ate nga demokracia.

Reagimi nga Luciano Boci:

I paimagjinueshëm imazhi që qytetarët shqiptarë shohin këtë mëngjes në një nga resortet turistike të vendit!
Në Një sulm i pastër politik e jo vetëm, për shkak të qëndrimeve realiste dhe profesionale të mediave Neës 24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare për aferat e qeverisë, Edi Rama urdhëron prishjen e një pjese të resortit në pronësi të botuesit I.Hysenbelliu.

Në sytë e qindra turistëve, Rama tregon se para interesit të tij dhe mbrojtjes së aferave të tij ai nuk vendos asgjë!
As imazhin e turizmit shqiptar dhe as lirinë e medias.Kjo është një luftë e pastër që Rama i ka shpallur të gjithë mediave dhe bizneseve që janë kundër tij.
Askush nuk duhet të heshtë! Të gjithë duhet të reagojnë, pasi nesër mund të jetë rradha e gjithësecilit.

Postimi i Grida Dumës:

Guximi e forca e shembullit e mediave “Ballkan Web”, “Panorama”, e “News 24”, sot po përballen me shembullin e forcës.

Kam ndjekur e respektuar më vlerësimin më të lartë, se si këto media profesionalisht prestigjioze, po goditen tek “Prestigji” jo vetëm me hakmarrje prej amatorësh por edhe me shkelje ligji prej autoritarizmi profanësh.

Ata që sot godasin Prestigjin, biznes me te cilin dikur krenoheshin për të lartësuar turizmin shqiptar, i kanë bërë në fakt llogaritë “pa hanxhinë” thotë populli.

Të godasesh hapur biznesin, sepse do të heshtësh mediat që të kanë zbuluar korrupsionin; sepse të kanë nxjerrë të palarat e drejtorave e ministrave që vjedhin e hakerrehen, nuk do të thotë aspak se e lan dot zhulin apo do lash duart kaq lollaj dhe me kaq.

Koha ka treguar se si, kur dikush qoftë kryeministër a kushdo, ka shkelur këdo e sido, pikërisht atëherë ka nisur shenja e rrëmimit të pushtetit e regjimit.

Regjimet duhen pasur frikë kur e njohin frikën nga reagimi popullor, jo kur tregojnë se si regjimi vetë nga frika e rënies hipën rruspave për të mbrojtur veten duke “shtirë frikë”.

Sot goditja pa asnjë prestigj tek Prestigji , është paralajmërimi që frika e pushtetit po skërmit dhëmbët e rënë.

Media është arma e parë që duhet të mbrojmë e farkëtojmë për t’i çuar “rruspat” regjimit të hajdutëve që i ka rrënuar korrupsioni i vet.

/e.d

Next Post
Ballkani i Hapur, kryeministri maqedon: Ndihmojmë vendet tona nëse do ketë mungesa ushqimore

Ballkani i Hapur, kryeministri maqedon: Ndihmojmë vendet tona nëse do ketë mungesa ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

October 21, 2026
Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

October 21, 2026
“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

October 21, 2026
Protesta e dhunshme, biznesi zbulon faturën e dëmeve nga sulmet, 80 subjekte të prekura!

Protesta e dhunshme, biznesi zbulon faturën e dëmeve nga sulmet, 80 subjekte të prekura!

October 21, 2026
Avokati i Popullit raport për ndalimet dhe shoqërimet e Policisë: Blloku i Sigurisë i mbipopulluar!

Avokati i Popullit raport për ndalimet dhe shoqërimet e Policisë: Blloku i Sigurisë i mbipopulluar!

October 21, 2026
Dyshohet se po planifikonte një krim, arrestohet 16-vjeçari në Varshavë, në banesë i gjendet një arsenal sendesh të rrezikshme

Dyshohet se po planifikonte një krim, arrestohet 16-vjeçari në Varshavë, në banesë i gjendet një arsenal sendesh të rrezikshme

October 21, 2026
Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

October 21, 2026
Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë!

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë!

October 21, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

October 21, 2026
Bedri Hamza jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht nga drejtimi i PDK-së!

Bedri Hamza jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht nga drejtimi i PDK-së!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In