• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Aksionet e kushtueshme të aeroportit të Vlorës shiten për një çmim minimal

by Java News
05/03/2023 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aeroporti i Vlorës pranë lagunës së Nartës në Shqipëri është një nga projektet më të kushtueshme koncesionare të qeverisë shqiptare. Megjithatë, njëra nga kompanitë fituese të tenderit u largua nga projekti dhe i shiti aksionet me një vlerë minimale prej 4450 eurosh – duke ngritur paralelisht me shqetësimet mjedisore, edhe pikëpyetje të reja për projektin.

Në fshatin Akërni pranë lagunës piktoreske të Nartës, makineritë e rënda kanë avancuar punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një projekt koncesionar i qeverisë shqiptare që kundërshtohet nga organizatat mjedisore vendase dhe ato ndërkombëtare.

Projekti shtrihej brenda zonës së mbrojtur Vjosë- Nartë, një strehë e rëndësishme për flamingot, pelikanët dhe qindra zogj shtegtarë. Por me një vendim të marrë në tetor 2022, qeveria i hoqi sipërfaqes së planifikuar të aeroportit statusin e mbrojtjes.

Pas një beteje 5-vjeçare për anulimin e projektit, aktivistët mjedisorë besojnë se vendimet e qeverisë po shkaktojnë një dëm të pakthyeshëm për natyrën dhe po shtyhen përpara nga interesa të mëdha financiare.

“Duket se ka një forcë vërtet të fortë shtytëse për ndërtimin e këtij aeroporti. Dhe ne thjesht mund të supozojmë ose të kemi një ide për këtë. Ky aeroport është vetëm fillimi i ndërtimeve të mëtejshme, për shembull, resorte turistike në këtë zonë. Pra, forca lëvizëse, nga këndvështrimi im, është se këtu mund të ketë para të mëdha për zhvillimin turistik”, thotë Annette Spangenberg, drejtuese e organizatës EuroNatur Conservation.

Projekti i aeroportit të Vlorës ishte një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara pavarësisht se vetë studimet e qeverisë e vlerësuan atë të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ulët të kthimit të investimit.

Megjithatë, qeveria mori përsipër që të kompensojë të ardhurat e munguara të investitorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë.

Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se kontrata koncesionare për aeroportin e Vlorës e vendos qeverinë shqiptare në pozita inferiore, pasi i garanton investitorit të ardhura edhe kur nuk realizon qarkullim pasagjerësh.

Preçi e sheh gjithashtu me dyshim shitjen e aksioneve me vlerë minimale nga kompania turke, praktika që sipas tij nuk janë të rralla në historikun e koncesioneve shqiptare.

“Të interesuar për të përfituar apo për të garantuar politikanë vendimarrës, pikërisht veprojnë në këtë mënyrë që kontratën e ofrojnë fillimisht një kompanie të madhe dhe kjo kompani, pa kaluar shumë kohë, e transferojnë me këtë vlerë qesharake të aksioneve, që do të thotë se interesat janë shumë të fuqishme dhe rriten rrisqet për përfundimin e veprës dhe humbasin garancitë mbi bazën e të cilave ishte shpallur tenderi në fillim”, thotë ai.

Përfaqësuesi i kompanisë koncesionare, Valon Lluka, i tha BIRN se kompania turke u largua nga projekti pasi nuk iu përgjigj investimit të premtuar, por shtoi se Mabetex Group është i zotuar për të përmbushur detyrimet kontraktuale.

“Situata të caktuara të provokuara si pasojë e çështjeve të brendshme të shoqërisë turke, të cilët nuk iu përgjigjën investimit të zotuar pas nënshkrimit të Kontratës së Koncesionit, kanë imponuar kalimin e kuotës së aksioneve nga YDA tek anëtari tjetër i konsorciumit në përputhje me përcaktimet e Kontratës së Koncesionit dhe legjislacionit shqiptar”, thotë Valon Lluka, administrator i “Vlora International Airport”.

Kompania turke, Yda Group nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi arsyet e largimit nga projekti.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës në kufijtë e zonës së mbrojtur dhe në rrugëkalimin e zogjve shtegtarë nga Europa drejt Afrikës është kundërshtuar nga Komisioni Europian dhe Konventa e Bernës, e cila deklaroi në takimin e fundit të mbajtur në Strasburg se projekti kishte mungesë të theksuar të zbatimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit.

Aktivistët mjedisorë thonë se do ta vazhdojnë betejën për mbrojtjen e ekuilibrave natyrorë që cënon ky projekt.

“Vetë aeroporti nuk është thjesht disa fluturime, janë një sërë ndërtimesh që kanë filluar të bëhen rrugë ndërtesa të ndryshme ndoshta nesër do të ketë edhe të tjera gjatë bregdetit. E gjithë kjo prish integritetin e këtyre ekuilibrave natyrorë të shpendëve dhe habitateve të tjera të dy anëve të lumit”, thotë Aleko Miho, biolog dhe pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

Kompania koncesionare thotë se sipas studimeve të saj, projekti nuk pritet të ketë efekte të shkatërrimit të biodiversitetit dhe posaçërisht të shpendëve gjatë ndërtimit dhe operimit. Sipas administratorit Lluka, ndikimet negative në mjedis janë një e keqe e domosdoshme për zhvillimin, por e rëndësishme sipas tij është që të menaxhohen dhe monitorohen./VOA

Next Post
Berisha tregon 2 mënyra si mund të futen në zgjedhje: Sot depozitojmë kërkesën për t’u regjistruar në KQZ

Berisha tregon 2 mënyra si mund të futen në zgjedhje: Sot depozitojmë kërkesën për t’u regjistruar në KQZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

August 24, 2026
VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

August 24, 2026
Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

August 24, 2026
Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

August 24, 2026
Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

August 24, 2026
“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

August 24, 2026
Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

August 24, 2026
“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…

“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…

August 24, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

Ish-legjendat e futbollit i dalin kundër Infantinos, i kërkojnë largimin nga kreu i FIFA-s: Mjaft më!

August 24, 2026
Uashingtoni paralajmëron “ofensivën më të madhe financiare” ndaj Iranit, Teherani kërcënon mbylljen e eksporteve të naftës -

“Hyjnë në fuqi më 1 Janar”- Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Trump ua rrit tarifat 50% për çelikun dhe automjetet: Ata na kanë plaçkitur!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com