• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksionerët e inceneratorit të Tiranës kërkojnë heqjen e sekuestros, Gjykata e Lartë shqyrton të hënën kërkesën

by Java News
06/01/2024 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë do të nis punën për vitin 2024 me shqyrtimin e  kerkesës së  aksionerëve të Inceneratorit të Tiranës, që kanë kërkuar heqjen e sekuestros të vendosur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kërkesa do të shqyrtohet të hënën (8 janar) në dhomë këshillimi nga një kolegj gjykues të përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj, e Sandër Simoni

Avokatët e kompanisë koncesionare kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku dhe kanë kërkuar heqjen e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”  për persion juridik  “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.

Inceneratori i Tiranës  u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit të kaluar.

Sipas SPAK gjatë hetimeve rezultoi se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët  “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, Inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Pas këtij vendimi, kompania i kaloi në administrim Agjencisë së  Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme  dhe  Administratori Shtetëror, u caktua  Arjan Baçi.

Kjo nuk ështe tentativa e parë që aksionerët e kompanisë Integrated Energy kanë kërkuar heqjen e sekuestros, pasi më herët kanë bërë kërkesë edhe në Gjykatën e Apelit, mirëpo dhe kjo e fundit la në fuqi sekuestron dhe administrimin shtetëror të kompanisë duke e konsideruar vendimin e shkallës së parë si të drejtë dhe të mbështetur në prova./shqiptarja.com

Next Post
SPAK i bllokoi telefonat/ Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për gazetarin, Elton Qyno!

SPAK i bllokoi telefonat/ Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për gazetarin, Elton Qyno!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

November 6, 2026
Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

November 6, 2026
Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

November 6, 2026
Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

November 6, 2026
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

November 6, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Pas protestave të dhunshme dhe sulmit ndaj saj, Kushtetuesja “blindon” sigurinë! Tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

November 6, 2026
Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

November 6, 2026
Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

November 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Martesat e përzjera në Tiranën urbane dhe trendet elektorale

November 6, 2026
Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj! I njihet gjykimi i shkurtuar, ja sa burg do vuajë

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj! I njihet gjykimi i shkurtuar, ja sa burg do vuajë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In