• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksion para vizitës së Erdogan, policia greke arreston 9 ekstremistë kurdë

by Java News
28/11/2017 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëntë persona, tetë burra dhe një grua janë arrestuar në mëngjesin e së martës në Athinë gjatë një operacioni të befasishëm të Departamentit të Antiterrorit

Të gjithë të dyshuarit janë shtetas turq me origjinë kurde dhe janë arrestuar në banesat e tyre në lagjet Neo Kosmos dhe Kalithea.

Gjatë operacionit specialistët e policë greke kanë konfiskuar kompjutera, usb, ore dhe kabllo të ndryshme që përdoren për bomba me sahat, si dhe disa vazo me një lëndë të panjohur eksplozive, të cilat janë çuar për analiza në laboratorët e kriminalistikës.

Sipas burimeve të policisë nuk bëhet fjale për terrorizëm të brendshëm dhe as për xhihadistë.

Informacione ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se të arrestuarit i përkasin grupit të së majtës ekstreme DHKP-C. I njohur me emrin Partia Çlirimtare Popullore Revolucionare, të cilët po përgatisnin bomba me telekomandë për t’i përdorur ndoshta në një sulm të mundshëm gjatë vizitës që do të kryejë për disa ditë në Athinë presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan.

Çështja lidhet edhe me një rast të kontrabandës së armëve në ishullin Hios në korrik të vitit 2013 kur organet greke kanë arrestuar dy shtetas turq me origjinë kurde që kishin ne motoskafin e tyre një arsenal të madh armësh,midis të tjerash edhe lëndë eksplozive.

Antiterrorizmi grek ka rënë në gjurmë të të arrestuarve pas informacioneve për lëvizje të dyshimta në shtëpitë ku ata banonin. Pjesëtarë të kësaj organizate janë arrestuar në Greqi edhe gjatë viteve 2011 në Selanik dhe 2014 në Athinë

a.ç

Next Post
Makina përplas një person në Berat, 53-vjeçari në gjendje të rëndë

Makina përplas një person në Berat, 53-vjeçari në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In