• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksion në Korçë/ Në pranga dy persona dhe nën hetim 3 të tjerë, ja për çfarë akuzohen

by
24/05/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme në Korçë, kanë rënë në prangat e policisë dy persona dhe tre të tjerë po procedohen penalisht për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., 61 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë, në aksin rrugor Korçë-Vithkuq, pranë kryqëzimit të fshatit Lubonjë, duke transportuar me mjetin fugon tip “Benz”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, 8 m sterë dru zjarri pa dokumentacionin përkatës, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 28 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve A. B., 23 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, E. L., 23 vjeç dhe E. L., 22 vjeç, banues në fshatin Grunjas, Pogradec.

Këta shtetas, në fshatin Dërdushë, Pogradec, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit shtetasi F. B., ka goditur me mjet të fortë në kokë 23-vjeçarin E. L., i cili pas mjekimit të marrë në Spital është larguar në banesë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”./ b.h

Next Post
FOTO/ Nuk ndalet Anxhela Peristeri, renditet në vendin e tretë të 11 femrave më të bukura të Eurovisionit!

Maqedonia i dha zero pikë Shqipërisë në Eurovizion, ja kush fshihet pas këtij vendimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diskutime në Bruksel për Shqipërinë! Shqyrtohen kapitujt për tregun e brendshëm dhe…

BE drejt një modeli të ri zgjerimi, KE: Integrimi gradual, vendet përfitojnë para anëtarësimit

August 30, 2026
“‘Sterilizimi’ nuk mund të jetë më i dobishëm se hetimi i SPAK”, analisti: Të përdoresh komisionin për motive politike…

Platforma e PD për komunikimin, Zekthi: Përpjekje për të mbajtur me gajret anëtarët

August 30, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

August 30, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

VIDEO / Rama ndan mendimin e ekspertit izraelit: Algoritmi nxit urrejtjen dhe frikën

August 30, 2026
Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

August 30, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Gushti, më shumë ikje se ardhje nga Qafëbota dhe Porti i Sarandës

August 30, 2026
Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

August 30, 2026
Gjermania, frikë nga destabilizimi! Shkak, mungesa e gazit dhe kriza ekonomike

Frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

August 30, 2026
Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

August 30, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

Bardhi: Çmimi i naftës ndër më të lartët në rajon, qeveria të ndërhyjë përmes uljes së taksave

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com