Pas sensibilizimit të rinjve në klubet e natës, për të mos konsumuar alkool nëse janë shofer, policia vijoi aksionin në ndalimin e personave të dehur.
Uniformat blu zhvilluan gjatë një aksion në orët e vona të natës dhe në mëngjes herët, për drejtuesit e mjeteve të cilët kishin përdorur pije alkoolike gjatë festimeve në lokalet e natës.
Nga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, gjatë nismë për parandalimin e aksidenteve, u arrestuan nëntë shtetas.
Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.