• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidentoi për vdekje policin, publikohen 2 akuzat ndaj djalit të ish-deputetit

by Java News
15/05/2017 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksidentoi për vdekje policin Ervin Haxhia në aksin Kamëz-Tiranë, përfundon në gjyq me dy akuza Arnold Kola. Prokuroria e Tiranës sqaron se ka përfunduar hetimet dhe depozituar në gjykatë kërkesën me dy akuza, atë të aksidentit me pasojë vdekjen dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Kola u arrestua mbrëmjen e 26 shtatorit 2016 pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur dhe me shpejtësi 140 km/h përplasi patrullën e policisë së komisariatit 5 e për pasojë humbi jetën efektivi Haxhia.

Ngjarja 

Një punonjës i policisë ka humbur jetën në Kamëz si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:35 në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamzë.

 

Një mjet fuoristrade “Lexus” teksa levizte me shpejtësi të madhe ka tentuar të parakalojë furgonin e policisë që ishte gjithashtu në lëvizje, të ngadaltë, por në një moment e ka goditur atë. Si pasojë e goditjes, furgoni i policisë ka pësuar dy rrotullime në vend, ndërsa mjeti tjetër për shkak të shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin.

Në këtë moment, makina ka goditur sërish furgonin, kësaj here me forcë të madhe. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se si pasojë e përplasjes së fortë, tre punonjësit e policisë kanë dalë nga xhamat e furgonit, i cili goditi një mjet tjetër me targe AA231KU, tip BMV, e cila ndodhej e parkuar në rrugë.

Mediat raportuan nga vendngjarja, se mjeti tip fuoristradë me targë TR 8788 T, lëvizi edhe pak metra më tej për shkak të shpejtësisë, duke u përplasur me një shtyllë. Por drejtuesi i mjetit, që shkaktoi aksidentin, Arnold Kola 22 vjeç, i shpëtoi goditjes pa lëndime. Mësohet se 22-vjecari i dehur është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Ndue Kola të qarkut Shkodër i zgjedhur në vitin 2009.

Aksidenti ka rezultuar fatal për njërin nga punonjësit e policisë, Ervin Haxhiajn, i cili humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Ndërsa dy policët e plagosur, Besmir Voi, dhe Neil Hoxha, ndodhen në spitalin e Traumës për të marrë trajtimin e nevojshëm ku mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. /ma.me

Next Post
FOTOT/ Kim Jong U trondit botën, publikon një raketë nga më të fuqishmet

FOTOT/ Kim Jong U trondit botën, publikon një raketë nga më të fuqishmet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In