• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidentoi për vdekje policin, dënohet me 2 vite burg djali i ish-deputetit shqiptar

by Java News
06/08/2017 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i ish-deputetit të PS-së, Ndue Kola, Arnold Kola që aksidentoi vitin e kaluar për vdekje një oficer policie në bulevardin e Kamzës, është dënuar me dy vjet burg.

Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor Arnoldin për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe e ka dënuar atë me 2 vjet e 6 muaj burg. Po ashtu, 23-vjeçari është gjetur fajtor edhe për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, duke u dënuar për këtë vepër me 1 vit burg. Në bashkim të dënimeve, Kola u dënua përfundimisht me dy vjet burg, për shkak se ai është gjykuar me gjykim të shkurtuar. Vendimi i gjykatës është dhënë më 19 korrik 2017. Por, ky vendim nuk është pranuar nga i pandehuri Arnold Kola, i cili e ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë, shkruan Shekulli

Ngjarja

Ngjarja për të cilën ai akuzohet, ka ndodhur më datë 25 shtator 2016. Kola levizte me nje automjet tip “Lexus” në bulevardin në Kamëz me drejtim lëvizje “Kamëz-Institut”, me shpejtësi tej normave të lejuara. Kur mjeti është afruar përpara shkollës së mesme Kamëz, përpara tij po qarkullonte një automjet tjetër në të njëjtën korsi dhe në të njëjtin drejtim dhe për të parakaluar këtë automjet për shkak të shpejtësisë që kishte, i pandehuri ka tentuar që këtë parakalim ta bënte në krahun e djathtë të lëvizjes së tij. Aty  ka qenë e planizuar një patrullë policie, ku pjese ishin oficerët e policisë Ervin Haxhia, Besmir Voji dhe Ismail Hoxha.

Si pasojë e shpejtësisë si edhe në kushtet e përdorimit të alkoolit, Arnold Kola ka përplasur në pjesën e pasme automjetin e Policisë, ku nga kjo përplasje automjeti i të pandehurit është rrotulluar në 180 gradë, duke përplasur më pas një makinë tjetër të parkuar. Pas përplasjes automjeti i Arnold Kolës është përplasur edhe me trafikndarësin duke u përmbysur dhe zhvendosur për 40 metra nga vendi i ngjarjes. Per pasoje gjeti vdekjen efektivit Ervin Haxhia. /express

a.ç

 

Next Post
VIDEO/ Ja si ndodhi atentati mafioz në mes të trafikut në Tiranë, autorët u kapen në hotel

VIDEO/ Ja si ndodhi atentati mafioz në mes të trafikut në Tiranë, autorët u kapen në hotel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com